U përdhunua nga oficerët e sigurimit
vajza 15 vjeçe vrau veten më pas
Përgjatë 45 viteve të diktaturës 91 gra u pushkatuan, 4465 gra u burgosën, 7 gra vdiqën në burg nën tortura çnjerëzore, 35 gra përfunduan në psikiatri dhe 9322 gra u internuan dhe dëbuan.
Përgjatë 45 viteve të diktaturës 91 gra u pushkatuan, 4465 gra u burgosën, 7 gra vdiqën në burg nën tortura çnjerëzore, 35 gra përfunduan në psikiatri dhe 9322 gra u internuan dhe dëbuan.
Por duket se asnjëherë nuk kemi për të pasur të saktë numrin e grave të përdhunuara dhe abuzuara seksualisht nga hetuesit dhe punonjësit e Sigurimit të Shtetit.
Gjithsesi në studion e emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku janë dhënë tre dëshmi rrëqethëse që vijnë për here të parë.
Shkrimtarja, Meri Lalaj, e cila ka qenë e internuar në një fshat të Kavajës dëshmoi se gjatë kohës së internimit të saj, atje ishte përdhunuar një vajzë 15 vjece nga oficerët e sigurimit të asaj kohe dhe kjo vajzë, pas përdhunimit, vrau veten.
Studiuesi historian dhe i përndjekuri politik, Agim Musta tregoi se numri i grave të përdhunuara në internim ka qenë i madh dhe kjo faktohet edhe sot në krahasim me fshehjen që i bëhej përdhunimeve në qeli.
Por fakti më i bujshëm u dha nga akademiku dhe historiani i njohur Apollon Baçe.
Baçe tregoi publikisht për shefin e një dege të punëve të brendshme të asaj kohe që kishte pasion pikturën dhe pikturonte nudo të gjitha gratë dhe vajzat që ishin të burgosura në qelitë e degës që drejtonte.
Apollon Baçe tha se dispononte fakte mbi gjeneralitetet e këtij shefi dege dhe të dhëna të pakundërshtueshme për përversitetin e tij që pasi i dhunonte gratë në qeli i pikturonte nudo.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
54.2%
-
Jo
38%
-
Nuk e di
7.8%
Vota total: 295
Lajme të tjera
-
Sondazhi në Report Tv/ Cilat duhet të jenë prioritet e kryebashkiakëve të ardhshëm? Qytetarët: Vende të reja pune dhe përmirësim i shkollave
29 Mars, 23:53
-
Sondazhi i Piepoli, Veliaj ‘nuk e diskuton’ fitoren në Tiranë, gati mazhorancë absolute! Këlliçi s’i kalon 38%! PD vetëm 12%
29 Mars, 23:44
-
Për cilën forcë do votoni më 14 maj? PS mban vendin e parë! PD e Alibeajt në pikiatë! Meta-Berisha të dytët
29 Mars, 23:26
-
Shumica e shqiptarëve bëjnë fajtor Berishën për futjen e opozitës të përçarë në zgjedhje! 13% prej tyre bëjnë përgjegjës Ramën
29 Mars, 23:15
-
33% e shqiptarëve presin lider të ri në opozitë! Berisha fiton ndjeshëm ndaj Alibeajt! Vetëm 1% duan Metën, Basha 4%
29 Mars, 23:15
-
Shqiptarët të pakënaqur nga betejat e opozitës! 26% e të anketuarve nga Piepoli mendojnë se do ishin më të fortë të bashkuar
29 Mars, 23:06
-
Gjermania jep edhe 12 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën
29 Mars, 23:04
-
Kremlini: Lufta hibride me 'perëndimin' do të vazhdojë për një kohë të gjatë
29 Mars, 22:55
-
Cili politikan të jep më shumë besim? Meta dhe Basha vetëm nga 1%, Rama 49% pëlqyeshmëri! Berisha ia kalon Alibeajt
29 Mars, 22:51
-
Noizy shpërndan lajmin e Report Tv për dy faqet 'Lolita' dhe 'JOQ' dhe denoncon: Ja fytyra e shpifësve, normal që jeni negativa
29 Mars, 22:44
-
Sondazhi në Report Tv/ Projekti i Portit të Durrësit, vetëm 13% e shqiptarëve kundër, 56% thonë se është mundësi e madhe
29 Mars, 22:41
-
Keisi zbulon sekretin e saj dhe arsyen e distancimit me Kristin: Isha e dashuruar me Lorencin
29 Mars, 22:35