Kosovë- Vetëdorëzohet në Policinë e Pejës Arkimed Lusha, këngëtari i njohur me emrin e artit si “Stresi”.
Ai ishte i shpallur në kërkim për zënkën në një klub nate. Për të njëjtën ngjarje ka qenë i arrestuar më herët Rigels Rajku, këngëtari i njohur si Noizy, i liruar nga Gjykata e Durrësit, me garanci pasurore.
Këngëtari është dorëzuar në polici rreth orën 09:00 të ditës së sotme. Ai po merret në pyetje në praninë e avokatit të tij për ngjarjen.
Med Iseni dhe kunati i tij janë dhunuar nga Noizy dhe nga anëtarë të grupit të OTR, përfshirë dhe i dyshuari Stresi, në një prej lokaleve të Pejës, ku ishin ftuar për të performuar.
Stresi akuzohet për veprën penale “ndihma në kryerjen e veprës penale” dhe “lëndim trupor”.
Bashkë edhe me Bahtjar Bajraktari, i njohur si DJ Crax, ata u akuzuan për dhunimin e personazhit të TikTok, Muhamet (Medin) Iseni.
"Dj Crax" dhe Noizy u arrestuan pak muaj më parë. Noizy u la i lirë, më 16 Gusht, ndërkohë Stresi, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në rast, qëndroi në arrati, deri në momentin e vetëdorëzimit të bërë me dije sot (1 Nëntor). Reperi Noizy u lirua me garanci pasurore prej 5 milionë lekë të rinj.
Artisti akuzohet se së bashku me 7 persona të tjerë, dhunoi brutalisht personazhin e “TikTok”, të njohur si Medi, bashkë me mikun e tij Bekim Hardergjonajn, brenda një klubi nate në Pejë, në orët e para të mëngjesit të 2 Gushtit.
Çështja është ende nën hetim nga organet ligjzbatuese kosovare.
Foto: Stresi
Reperi i njohur Arkimed Lushaj ose ndryshe Stresi është vetëdorëzuar sot në policinë e Kosovës, pasi që prej muajit gusht ishte shpallur në kërkim pas një zënke në një klub nate në Pejë.
Sipas mediave në Kosovë Prokuroria në Pejës i ka caktuar 48 orë paraburgimi Stresit.
Raportohet se ai u paraqit në Komisariat së bashku me avokatin e tij ku është marrë në pyetje për më shumë se dy orë.
hajt inshallah past kamen e mbare dhe e mbajne n kosove e mos na e sjellin knej mbrapsht se nuk e dum halen
Përgjigju