Mashtronte të moshuarit dhe u merrte para, arrestohet shqiptari në Greqi

Mashtronte të moshuarit dhe u merrte para, arrestohet shqiptari në Greqi

Foto ilustruese

Greqi-Një 50-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar të enjten e 31 tetorit në Selanik, pasi me anë të mashtrimit hynte në shtëpitë e njeërzve të moshuar dhe u grabiste para.

Nga hetimet e kryera, 50 vjeçari, gjatë periudhës gusht 2024 – tetor 2024, në zonën e Kalamarisë është afruar me persona të moshuar dhe duke u thënë që mund t’i ndihmonte me punime në shtëpi, ndërsa për të realizuar planin e tij, ai u kërkonte të hynte në shtëpi për t’u treguar si do bëhej puna.

Në shtëpitë e të moshuarve, duke përmendur nevojën për ndërhyrje, ka shfrytëzuar mungesën e vëmendjes së tyre dhe ka vjedhur shuma parash apo portofol, raporton CNN.Gr.

Me metodologjinë e mësipërme ka kryer katër raste vjedhjesh, duke i marrë shumën totale të parave prej 2020 euro.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Rama ndoshta është si Hiroito!

Rama ndoshta është si Hiroito!