Nën hetim për falsifikim dokumentesh e shpërdorim detyre, Gjykata lë në fuqi pezullimin nga detyra për Dukën dhe drejtuesit e tjerë të FSHF! Po zgjedhjet e 15 marsit?

Gjykata e Tiranës ka lënë fuqi pezullimin nga detyra si kreu i FSHF për Armand Dukën, ndërsa i njëjti vendim është marrë edhe për drejtuesit e tjerë Ilir Shulku, sekretari i përgjithshëm dhe Ardian Haçin, kryetar i Shoqatës Tirana. Pezullimi nga detyra do të jetë në fuqi deri në përfundimin e hetimeve.

Në seancë Duka nuk ishte i pranishëm, teksa avokati i tij, Julian Mërtiri e konsideroi të pakuptimtë masën e sigurisë 'pezullim nga detyra' për të.

"Ende nuk e kuptojmë pse është marrë kjo masë sigurie pasi kallëzimi ka qenë për Shulkun e Haçin, por masa është marrë ndaj Dukës. S'ka asnjë element të veprës penale të falsifikimit. Procesi i zgjedhjeve në Shoqatën Tirana ka qenë transparent dhe kjo është e vërtetuar", ka thënë ai gjatës seancës.

Nga ana tjetër, prokurori Arben Agovi ka kërkuar të mbetet në fuqi pezullimi nga detyra, duke e konsideruar si masë të nevojshme, kërkesë që u pranua nga Gjykata.

Ndërkohë, dy ditë më parë me gjithë vendimin e Gjykatës së Tiranës që pezulloi Asamblenë e Zakonshme Zgjedhore të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka mblodhi institucionin që organizon zgjedhjet për kreun e Federatës, proces në të cilin Duka kërkon një mandat të gjashtë. Në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit, Duka propozoi shtyrjen e zgjedhjeve për kreun e ri të FSHF-së dhe anëtarët e komitetit ekzekutiv, nga data 2 mars, për në 15 mars. Por me këtë vendim Gjykate, edhe këto zgjedhje janë të pavlefshme.

Gjykata pezulloi nga detyra dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, Ardian Haçin. Arsyeja lidhej me përgatitjet që Duka, Shulku dhe Haçi, po bëjnë për organizimin e Asamblesë së 2 Marsit në kundërshtim të ligjit dhe pesë vendimeve të dhëna nga Gjykata javën e kaluar.

Sipas Prokurorisë, pas hetimeve ka rezultuar se në disa nga dosjet e ekipeve ka një numër më të vogël lojtarësh të federuar krahasuar me atë të deklaruar në sistemin “Comet” sistem i cili është sistemi që merret për bazë në lidhje me gjenerimin e të dhënave zyrtare për numrin aktiv të lojtarëve të federuar.

Më herët Gjykata pezulloi zgjedhjet e 2 marsit deri në shqyrtimin e padive të Shoqatave Rajonale për manipulim të procesit dhe zgjedhjet e mbajtura në Shoqatën e Tiranës, duke njohur si kryetar të Shoqatës, Eduard Prodanin.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Genci: 04/03/2022 10:31

    Pershendetje ! A e di njeri qe ky avokati perfaqesues, njekohesisht eshte edhe kryetar i Komisionit te Disiplines ne Federate ? Qe do te thote qe ne çdo rast ankuesi si individ apo si klub nuk ka asnjehere te drejte ?! A nuk quhet konflikt interesi ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

I dënuar me 3 vite burg për armëmbajtje pa leje, arrestohet 35-vjeçari në Elbasan! Në kërkim edhe për dhunë në familje

I dënuar me 3 vite burg për armëmbajtje pa leje, arrestohet 35-vjeçari në Elbasan! Në kërkim edhe për dhunë në familje