‘U plaka me këtë instrument’! 80-vjeç, mjeshtri i violinës që performon në shesh me të birin: Në Shqipëri ishim unë e Et’hem Qerimaj! Do vazhdoj sa të kem fuqi!

“Jam 80 vjeç. Edhe më duket sikur jam 15 vjeç kur i bie violinës”, thotë violinisti Muharrem Maloku.

Pranë sheshit “Skënderbej” dëgjohen tingujt e violinës së tij…

“Kemi qenë dy violinistë në Shqipëri që kemi përfaqësuar shtetin kudo që shkonim në botë, në çdo grup a ansambël… Ka qenë Et'hem Qerimi i madhi, dhe unë…”, tregon violinist.

Muharrem Maloku i ka kaluar të 80-tat. Është muzikant profesionist e prej afro një dekade së bashku me të birin Albanin performojnë në rrugë muzikë cilësore: njëri në violinë e tjetri në buzuk.

“Jam i dashuruar pas violinës. U rrita dhe u plaka me këtë instrument në duar…”, thotë më tej artisti.

“Violina i jep jetë. Një ditë nëse nuk luan violinë sëmuret. Por, fatmirësisht i kam gjetur ilaçin nuk ka nevojë që të shkojmë te doktori” thotë i biri instrumentist, Albani që e shoqëron në performancat muzikore.

Nuk do ta mendonte dot jetën e tij pa violinën, tingujt e së cilës rrjedhin si melhem për këdo që e dëgjon…

Ka nisur të luajë që në moshën 7-vjeçare e rrugëtimi ka qenë i gjatë nga Liceu Artistik, te Instituti i Arteve e në skena si profesionist…

“Fillimisht e nisa karrierën si profesionist në Orkestrën e Radio Tiranës, që më vonë u bë e Televizionit. Dhe kur shkova ushtar mbeta në Ansamblin e Ushtrisë, aty vazhdova derisa dola në pension”, tregon më tej mjeshtri i violinës.

Nga kabaja e mikut të tij të ndjerë Ethem Qerimajt, muzika klasike e ajo popullore, babë e bir shpesh i befasojnë të huajt me pjesë muzikore të vendit të nga vijnë…

“Unë e kam të nevojshme që të jem pranë popullit, pasi më mungon skena e mirëfilltë! Por, edhe kjo është një skenë për mua. Pasi kjo që bëjmë në këtu është një mini koncert... Është kënaqësi për mua që njerëzit ndalojnë dhe na duartrokasin.  Këtu vijnë shumë turistë dhe dëgjojnë. Unë me ato pesë fjalë që di i pyes nga janë dhe luaj një pjesë nga vendi i tyre. Ata mahnihen e thonë si është e mundur që të vijmë në Tiranë dhe të dëgjojmë në rrugë muzikë nga vendi ynë”, thotë ai.  

Muzika greke është e pandashme në reperotorin e tyre… Në shtetin fqinj Muharrem Maloku ndërtoi një pjesë të karrierës së tij, në skenë e pedagogji…

“Kam qenë në Greqi, në Kretë që nga viti 1991 dhe tani shkoj Akoma. Kam qenë pedagog në Filarmoni edhe në shkollën e muzikës. Edhe sot e kësaj dite ata tregojnë respekt, më telefonojnë e më pyesin kur do shkoj për mësimdhënie a ndonjë concert”, thotë violonisti.

Mjeshtri i violinës është i lumtur që muzikën e ka trashëguar nga fëmijët te nipërit e mbesat…

“E kam trashëguar, duke nisur nga Albani, Adriani që luan si amator në Gjermani.  Mbesën dhe nipin i kam pas nxënës në Shkollën e Muzikës në Kretë kanë përfunduar profesionist. Vajza mbaroi shkollën e lartë dhe tani është pedagoge në piano. Vijon rrugën e gjyshit që të jap mësim. 

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)