HISTORITË/ U prehsh në paqe Kiki...Gregor Rama në homazhet për miken e zemrës! I jepet lamtumira e fundit familjes Reçi që u shuan nën rrënoja

HISTORITË/ U prehsh në paqe Kiki...Gregor Rama në homazhet për miken e zemrës! I jepet lamtumira e fundit familjes Reçi që u shuan nën rrënoja

Nuk mund t'i mbash dot lotët teksa sheh fotot e një familje të tërë, jo varur në një kornizë, por në shtyllën e njoftimeve të të vdekurve. Janë pjesëtarët e familjes Reçi që u ndanë tragjikisht nga jeta në tërmetin fatkeq që goditi Shqipërinë të martën. Eduardi 54 vjeç, Dolora 49, Kristi 25 vjeç dhe Klausi 21-vjeçarë, u larguan nga kjo botë në krahët e njëri-tjetrit mbërthyer nga frika dhe tmerri i një tërmeti që kjo familje nuk i shpëtoi dot.

Ata u nxorrën të pajetë nga rrënojat e pallatit 6 katësh në lagjen 18 në Durrës, pranë Kryqit të Kuq. Të parët, Kristi dhe babai i saj. Dhe pas orëve të tëra nën rrënoja u nxorrën të përqafuar nëna dhe djali. Kristi kishte mbaruar shkollën e Mjekësisë dhe shumë shpejt priste të vishte bluzën e bardhë për t'i shërbyer komunitetit. Vëllai i saj i vogël, Klausi dëshironte të bëhej inxhinier dhe për këtë vazhdonte studimet. Familja Reçi, Eduardi është xhaxhai i këngëtares së njohur Evi Reçi.

Të gjithë familjes ju dha lamtumira pas homazheve të mbajtura tek pallati i Kulturës në Durrës. Në homazhe mori pjesë edhe djali i kryeministrit Edi Rama, Gregori, i cili në rrjetet sociale ndau lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Kristit dhe familjes së saj, teksa shfaqi miqësinë e ngushtë që kishte pasur me të. "U prehsh në paqe Kiki", shkruan Gregu në rrjetet sociale teksa ka postuar një foto të Kristi Reçit, të buzëqeshur, me kokën e ulur poshtë

...Një buzëqeshje që ajo kurrë nuk e kishte menduar se do të mbetej vetëm kujtim në foto, pas këputjes në mes të jetës dhe ëndrrave të saj.

Njoftimin që nuk do të donte të shkruante kurrë ka nxjerrë në shtyllë edhe gjyshi Meçja. Bashkëshortja e tij, Rozeta Meçja 59 vjeç, vajza Diana 30 vjeç dhe vajza Esiela vetëm 8 vjeç. Ai do të përcjellë për në banesën e fundit njerëzit e zemrës të cilët nuk mundi dot t'i shpëtonte pasi mbeti i bllokuar jashtë dhomës ku ato qëndronin bashkë. Gjyshja, vajza dhe mbesa humbën jetën nën rrënoja në të njëjtin pallat ku jetonte edhe familja Reçi. Në dhimbjen e madhe të humbjes së tre jetëve, gjyshi ka zgjedhur t'i përcjellë për në banesën e fundit vajzën dhe mbesën veshur me fustan të bardhë nusërie.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mirel KRAJA: 28/11/2019 18:46

    Me falni! Respekte, o zot te lutem pranoja shpirtin ti prehet ne paqe viktimave, por me falni dhe nje here... kujt po i ha trapi se ca poston cuni Rames o portal kombetar. A e keni piken e llogjikes ne koke apo jo? Jeni media kombetare, ca ju rruhet ju per cunin e Rames apo cunin e Sales?

    Përgjigju
    • eureka_dc: 29/11/2019 23:35

      Do apo s’do ti djali i Rames ka nje profil publik dhe me shume njerez te interesuar sesa per ty. Sidoqofte njerezit ne te tilla raste duan te degjojne histori personale te viktimave, duke i sjelle keshtu me afer nesh. Boll nxoret plehra nga goja me dhe pa shkak.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë