Humbi familjen e xhaxhait në tërmet dhe shoqen e fëmijërisë...reagimi prekës i këngëtares së njohur: Zemrën e kam plagë

Humbi familjen e xhaxhait në tërmet dhe shoqen e fëmijërisë...reagimi prekës i këngëtares së njohur: Zemrën e kam plagë

TIRANË- Të pranosh të papranueshmen...Në një moment kaq të vështirë për të, Evi Reçi ka zgjedhur që t'i dedikojë disa rreshta fëmijëve të xhaxhait të saj, Kristit dhe Klausit i cili tërmeti ua ndërpreu jetën në mes. Një tragjedi brenda familjes, por ky tërmet ishte i pamëshirshëm disafish për këngëtaren e njohur, Evi Reçi. Mes viktimave nën rrënoja ishte edhe shoqja e saj e fëmijërisë, Diena dhe vajza e saj e vogël, vetëm 8 vjeç, Esiela.

"Te pranosh te papranueshmen. Me ndodhi dhe mua. I ndodh kujtdo. Sa e cuditshme! Ne momente te veshtira dhe te dhimbshme, te rikthehen ne mendje kujtimet me te bukura... Ashtu mu kujtua dhe Kristi im, qe kercenim dhe kendonim bashke, ashtu dhe Klausi qe qante qe se merrnim me vete se ishte i vogli e ne te “medhenjt”, ashtu dhe Axha Edi qe humori verior ishte ne cdo fjalen e tij, ashtu dhe Dolora qe dedikoi jeten per familjen e saj. Po ashtu me rikthehu kujtimet dhe Diena, shoqja ime e femijerise... dilnim, benim thashetheme, ndanim sekretet. Sic ishte ne fillim dhe ‘sekreti’ per dashurine tende, per Dorin qe me pas te pikturoi jeten me portretin e Esieles e vogel qe tu be motivi i jetes. Ishit te gjithe bashke.
Nje pse e madhe, nje boshllek i madh, nga nje termet i madh. Zemren e kam plage! Nje faleminderit per te gjithe ju qe me keni shkruar dhe me keni qendruar afer cdo moment me dashurine dhe dashamiresine tuaj. Zoti ju bekofte"
, shkruan Evi Reçi.

Postimi i plotë i këngëtares Evi Reçi

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vera: 29/11/2019 19:09

    FATKEQSI E MADHE ,,mgushellime familjes,,,duket njeriu I mire qysh ne fytyre...fytyra engjellore...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani