TIRANË - Takimi i mjekut Pëllumb Pipero në Skrapar pak ditë më parë ku mori dhe çmimin "Qytetar Nderi" nga Bashkia ka pasur një reagim të fortë në rrjete sociale pasi ai u shfaq duke përqafuar qytetarë pa respektuar masat anticovid.
Në një lidhje direkte me Report Tv, Pipero kërkoi ndjesë publike për atë ceremoni. Ai tha se është një shembull për tu evituar.
"Ishte një gabim që duhej evituar. Duhet të ishim treguar më të kujdesshëm. Emocionet ishin shumë të mëdha. Është një shembull që nuk duhej të ishte ndjekur. Një ndjesë publike për atë që ndodhi. Duhej ta kishim shmangur" - tha Pipero.
Në fillim të pandemisë së koronavirusit, ekspertët e shëndetësisë thonin se koronavirusi do ta humbiste virulencën e tij me rritjen e temperaturave. Por në vendin tonë ka pasur një rritje të numrit të të infektuarve për një periudhë, ndërsa gjatë muajit të fundit, kurba e infektimit ka qenë e stabilizuar.
Pipero thotë se shqetësim nuk është numri i lartë i të infektuarve por numri i lartë i të shtruarve në spital. Gjithashtu ai thotë se spitalet kanë kapacitetet e nevojshme për të trajtuar të infektuarit por nuk dëshiron që ato të përdoren 100 përqind.
"Kemi thënë që do të kishte luhatje. Edhe pse është një virus respirator ajo nuk reagon njësoj ndaj temperaturave. Përgjithësisht specialistëve nuk na shqetësojnë rastet pozitive që dalin çdo ditë, por pacientët e shtruar. Ne nuk na mungojnë kapacitetet. Ajo që dëshirojmë është që të mos i përdorim 100 përqind kapacitetet. Duhet ta parandalojmë. Ne duhet t'i këshillojmë që të bëjnë sërish kujdes pasi virusi vijon të jetë prezent. Të moshuarit dhe ata me probleme kronike janë akoma më të rrezikuar. Është ende herët të flasim për shkollat, duhet të kalojë të paktën 3 javë që të themi tamam. Hapja e shkollave është një hap i mirë që tregon hapjen e jetës. Por normalisht të respektohen masat" - thotë Pipero
Për mjekun Pipero, koronavirusi nuk ka parashikime të sakta, madje as vetë OBSh nuk janë plotësisht të saktë. Ai thotë se nuk ka faza për virusin por do të jetë një vijimësi e saj.
"Në këtë pandemi nuk bën parashikime të sakta, as OBSh. Nuk kemi të bëjmë me një valë të dytë apo të tretë, do të kemi një vijimësi pandemia dhe nuk dallohet nga faza por virulenca e saj. Unë them që kujdesi duhet të jetë i vazhdueshëm. Askush nuk ka një vaksinë përfundimtare. Disa prej vaksinave janë në fazat përfundimtare dhe rezultatet janë premtuese. Duke qenë se kjo është një pandemi që do të vijojë gjatë por duhet që edhe pas daljes së vaksinës duhet të jemi të kujdesshëm. Në bazë të orientimeve të OBSh-së duhet që tu vihet në ndihmë grupeve që janë të rrezikuara" - e përfundoi Pipero.
virus me te madh se pipero nuk ka
Përgjigju