Një biznesmen nga Shkupi është ekzekutuar ditën e sotme në Hanioti të Halkidikit, në Greqi ndërsa është plagosur shoku i tij.

Mediat greke raportojnë se ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, ku nga breshëria e plumbave mbeti i vrarë 39-vjeçari nga Shkupi, Orhan Bajrami i njohur si “Oki”.

Ndërsa shoku i tij, 45 vjeç Sead Slezoviç ka mbetur i plagosur dhe po trajtohet në spitalin e Polygyros.

 


Lajmi kryesor:

Greqi, ekzekutohet biznesmeni shqiptar i kazinove dhe pijeve alkoolike në Shkup, plagoset miku i tij! Hetohet pista e larjeve të hesapeve mes grupeve rivale