Një shtëllungë e madhe pluhuri alarmoi banorët dhe kalimtarët në rrugën Myslym ShyriTiranë mbrëmjen e sotme.

Sipas informacioneve, mësohet se pluhuri u shkaktua gjatë punimeve për shembjen e një godine të ndërtuar para viteve ’90.

Fillimisht u dyshua për rënien e zjarrit në një pallat, për shkak të përhapjes së pluhurit në zonë (shtëllunga e të cilit të krijonte përshtypjen se ishte tym) dhe kjo bëri që qytetarët të njoftonin shërbimin zjarrfikës.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kontrolluan zonën, ndërsa nuk raportohen persona të lënduar.