U raportuan të humbur në Theth, policia gjen 2 turistët polakë! 35 vjeçarja ishte rrëzuar në një zonë të thepisur, niset me helikopter drejt Tiranës

2 turistë polakë për të cilët u raportua se kanë humbur rrugën në Theth, janë gjetur nga policia. Turistja 35 vjeçare ishte rrëzuar gjatë ecjes në një zonë të thepisur dhe për pasojë ka pësuar dëmtime fizike duke bërë të pamundur vijimin e udhëtimit në zbritje për në Theth. Pasi është gjetur së bashku me turistin tjetër, ajo është nisur me helikopter drejt Tiranës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Turistët u raportuan të zhdukur që mbrëmjen e kaluar por për shkak të terrenit të vështirë është bërë e mundur që shërbimet e Policisë dhe banorët e zonës t’i gjenin mesditën e sotme të dy turistët, në vendin e quajtur “Maja e Alisë”, Theth.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me banorët e zonës, në ndihmë të një turisteje nga Polonia. Policia e Shkodrës mbrëmjen e djeshme ka marrë njoftim se në fshatin Theth, dy turistë nga Polonia kishin humbur rrugën duke eksploruar territorin nga Valbona në drejtim të Thethit. Gjatë rrugës 35-vjeçarja nga Polonia kishte rrëshkitur në një zonë të thepisur dhe për pasojë ka pësuar dëmtime fizike duke bërë të pamundur vijimin e udhëtimit në zbritje për në Theth.

Shërbimet e Policisë të DVP Shkodër, në bashkëpunim me banorët e zonës, janë nisur drejt vendit ku kishin mbetur dy turistët. Për shkak të terrenit të vështirë është bërë e mundur që shërbimet e Policisë dhe banorët e zonës t’i gjenin mesditën e sotme të dy turistët, në vendin e quajtur “Maja e Alisë”, Theth.

Punonjësit e Policisë, pavarësisht terrenit mjaft të vështirë, i kanë çuar turistes barelën mjekësore dhe pas mbërritjes së helikopterit të ushtrisë, në kushte të vështira është bërë e mundur marrja dhe transportimi me helikopter drejt Tiranës për ndihmë mjekësore. 35-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ajo ka falënderuar Policinë, banorët dhe ekipin e helikopterit të ushtrisë, të cilët mundësuan shpëtimin e saj

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën