U shembën materialet termoizoluese që kushtuan 68 mln lekë, rifillon mësimi në shkollën e Ersekës ‘Papa Kristo Negovani’! Prindërit: Do t'i çojmë fëmijët me skafander

Si pasojë e erërave të forta një pjesë e fasadës së jashtme të shkollës “Papa Kristo Negovani” në Ersekë u shkëput edhe pse investimi nuk kishte shumë vite  që ishte kryer në të gjithë godinën. Duket se punimet e dobëta sollën incidentin.

Mësimi po zhvillohet normalisht, ndërsa Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai thotë se grupi i emergjencave po kryen riparimin.

“Kam marrë masat për të evidentuar shkakun, problemi të mos thellohet dhe të vijojë procesi normalisht. Nuk di nëse është shkak cilësia e punimeve apo jo kjo i takon organeve kompetente”.- tha Isai.

Punimet për termoizolimin e shkollës ishin kryer në mesin e vitit 2018 me një vlerë prej 68 milionë lekësh megjithatë prindërit e fëmijëve shfaqin pasiguritë e tyre.

“Normal që kam frikë! Kam bërë kërkese që fëmijët të vënë skafander në kokë. Punimet e firmës jo cilësore. Dyshojmë se mund të kenë problem edhe më vonë”, thanë ata.

Incidenti në këtë shkollë u shënua mesditën e së martës kur procesi mësimor kishte përfunduar, ndaj nuk ka asnjë nxënës as mësues të lënduar.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 05/05/2023 00:09

    /DEA/,xhaxhi Enver,me pyka si ju,nuk do te kishte nevoje as per Sigurim,as per spiune,sepse nuk do te kishte as kundershtare,as kritike,te gjithe gatitu! Termoizolimi eshte bere gabim.Ketu ku jetoj une,eshte po aq ftohte ne dimer sa ne Kolonje,megjithese vitet e fundit,sidomos kete vit,s'kemi pasur pothuajse fare debore dhe kur ka rene nja dy-tre here eshte shkrire shpejt per shkak te ndyshimeve klimatike dhe banesat ketu jane prej derrase dhe xhamat te dyfishte per shkak te temp.nen 0.Kur ndertojne shtepi,keto materiale termoizolimi dhe nje lloj tjeter qe ngjan me pambukun e vene ne mes fasades se jashtme dhe faqes se brendshme dhe eshte i padukshem per syrin e lire dhe fasaden jashte e mbulojne me materiale te tjera per estetike,pra ngjan si nje sanduich.Ne rastin konkret,kemi te bejme me restaurimin e nje obj.te vjeter qe kur eshte projektuar,nuk besoj se eshte menduar termoizolimi,aq i nevojshem per keto zona.Qeveria vendosi qe t'a beje por eshte bere gabim,duhej bere nga brenda jo nga jashte,si e vetmja menyre e duhur per kete rast.Keta e kane bere njelloj si te marresh nje vazo me dhe' me lule dhe t'a veshesh me leter kaush zbukurimi nga jashte dhe kur e vadit i gjithe uji del jashte e mbush kaushin e zbukurimi dhe e kalb dhe e dobeson gradualisht deri sa griset.Keshtu e kane bere dhe keta kete investim,thjesht e kane vene shkollen ne nje <<leter kaush>> nga jashte dhe ja pasojat.

    Përgjigju
  • Dea: 04/05/2023 10:14

    Fal investimeve të kësaj qeverie u bë i mundur edhe një herë projekti i rehabilitimit të dëmit të shkaktuar të kësaj shkolle. Ec përpara qeveria e projekteve cilësore

    Përgjigju
    • beni: 04/05/2023 19:31

      Ec perpara sufllaqja cilesore

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Barcelona rrezikon kreun, Flick ngre alarmin: Tani nuk krijojmë raste! Kapiten Raphinha: Niveli po ulet

Barcelona rrezikon kreun, Flick ngre alarmin: Tani nuk krijojmë raste! Kapiten Raphinha: Niveli po ulet