U shërua nga COVID, Arqipeshkvi George Frendo mbërrin në Tiranë: Dhimbje e madhe që isha larg, nuk doja të shkoja jashtë shtetit

Pasi është rikthyer në Shqipëri, Imzot George Frendo ka folur për eksperiencën e tij në betejën kundër koronavirusit. Në një fjalim që mbajti para Katedrales së “Shën Palit” ai tha se dhimbja me e madhe që ka kaluar në kohën që ishte në Itali nuk ishte ajo fizike por fakti që ishte larg popullit të tij.

Ai thotë se nuk dëshironte që të shkonte të kurohej në Itali, pasi mendonte për ata persona që nuk kanë pasur mundësi të kurohen.

"Për mua shpirtërisht ka qenë rast për tu ndjerë më afër Zotit i cili ka transformuar dhimbjen në shelbuese. Ishte rast të ndihem më afër të tjerëve, atyre që si unë po vuanin nga kjo sëmundje. Unë kam pasur fat që më dërguan jashtë shtetit. Unë nuk desha fillimisht të shkojë sepse kam menduar për ata që nuk kanë pasur mundësi të kurohen jashtë. Dua të shpreh solidaritetin me ata që po vuajnë nga kjo sëmundje. Situata e popullit është ende shumë e rëndë. Kemi një numër të madh të personave që infektohen. Më vjen shumë keq që disa kanë keqinterpretuar. Unë nuk kam mbështetur asnjë parti politike. Ka qenë një grua që ka bërë një kritikë të fortë. Më ka thënë a je shitur? Unë nuk shitem. Unë përpiqem të flasë të vërtetës dhe për asnjë parti politike. 

Imzot George Frendo komentoi dhe ngjarjen tragjike të vrasjes së Klodian Rashës, duke thëne që është një ngjarje shumë e dhimbshme. Ai u shpreh pro protestave por kundër dhunës.

"Dhimbja ka qenë e madhe. Një djalë 25 vjeçar që të vritet në këtë mënyrë dhe pa asnjë arsye është diçka e dhimbshme. Janë bërë protesta sepse jemi vend demokratik. Është një shenjë pozitive se shprehim solidaritet, por kam folur kundër dhunës dhe vandalizmit. Nuk flas si politikan por si bari shpirtëror. Nuk mund të hesht përballë fenomeneve që dëmtojnë imazhin e vendit tonë" - tha Frendo.

George Frendo rezultoi pozitiv me COVID-19 më 12 nëntor. Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore ai u dërgua menjëherë në spital në Itali për të marrë trajtimin shëndetësor.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?

Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?