U shkarkua nga Vettingu, Besnik Muçi padi në Gjykatën Administrative! Kërkon shkarkimin e anëtarëve të KPA dhe KPK

U shkarkua nga Vettingu, Besnik Muçi padi në Gjykatën Administrative! Kërkon shkarkimin e anëtarëve të KPA dhe KPK

Ish-gjyqtari Besnik Muci

Ish-gjyqtari dhe anëtari i Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi i cili u shkarkua nga vettingu ka bërë padi në Gjykatën Administrative kundër vendimit të KPK dhe të KPA.

Muçi kërkon shkarkimin e anëtarëve të KPA dhe KPK, pasi sipas tij ata janë emëruar në shkelje të Kushteteutës dhe Ligjit.

Besnik Muçi është një nga gjyqtarët që nuk e kaloi Vettingun. Ai u emërua nga presidenti Ilir Meta si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, por pasi "ngeci" në Vetting kreu i shtetit njohu largimin e tij.

KPK e konfirmoi në detyrë Muçin në shkallën e parë të vettingut, e më pas u dekretua nga presidenti Ilir Meta, gjyqtar kushtetues. Por vendimi u ankimua nga Komisioneri Publik, duke bërë që KPA më pas të rrëzonte vendimin e parë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që e nxori të pastër duke e shkarkuar përfundimisht dhe larguar nga sistemi pasi nuk justifikon pasurinë.

Pas shkarkimit nga detyra, Besnik Muçi deklaroi se nuk do ta njohë vendimin dhe se do të vijojë që të qëndrojë në detyrën e gjyqtarit të Kushtetueses. Ndërkaq sot me anë të kësaj padie ai ka hedhur hapin e rradhës.

Këto janë disa nga arsyet e ankimimit të Besnik Muçit:

-Unë paditësi, për shkak të ish funksionit tim si ish Prokuror, i jam nënshtruar procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë. Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit1 me vendimin nr. 58 datë 01.08.2018 vendosi konfimimin tim në detyrë. Mbi bazën e ankimit të Komisionerit 2 Publik Darjel Sina Kolegji i Posaçëm i Apelimit3 me vendimin nr. 32 datë 21.11.2019 vendosi ndryshimin e vendimit nr. 58 datë 01.08.2018 dhe shkarkimin tim nga detyra, pavarësisht se në kohën e shkarkimit unë isha emëruar Gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

-Kuvendi i Shqipërisë me Vendimin Nr. 82/2017 “Për miratimin e listës në bllok të kandidatëve të zgjedhur në Institucionet e Rivlerësimit, sipas Ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” në mbështetje të nenit C, pika 12 të Aneksit të Kushtetutës, të neneve 10, pika 10, dhe 11, pika 1, të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të nenit 17, pikat 2 dhe 8, të vendimit të Kuvendit nr. 40/2017 “Për procedurat parlamentare për funksionimin e komisioneve ad hoc dhe realizimin e procesit të votimit, sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, bazuar në listën përfundimtare të komisionerëve, gjyqtarëve dhe komisionerëve publikë të zgjedhur, të hartuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, sipas raporteve të komisioneve ad hoc të përzgjedhjes, vendosi të miratohet lista në bllok e kandidatëve të zgjedhur në institucionet e rivlerësimit, sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

-Pasi jam vënë në dijeni të këtyre fakteve dhe kam mbledhur të dhëna dhe prova që konfimonin ato, më datë 30.09.2020 i jam drejtuar me kërkesë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Presidentit, Avokatit të Popullit si dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit4 , 5 , i cili ushtron veprimtarinë e tij administrative në territorin dhe juridiksionin e Republikës së Shqipërisë, që të anulojnë si të paligjshëm Vendimin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Nr. 82/2017 “Për miratimin e listës në bllok të kandidatëve të zgjedhur në Institucionet e Rivlerësimit, sipas Ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” lidhur me zgjedhjen si anetarë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të aplikantëve Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Natasha Mulaj, Albana Shtylla dhe Sokol Çomo si dhe Dariel Sina Komisioner Publik, pasi që në momentin e zgjedhjes këta individë nuk kanë përmbushur kriteret kushtetuese dhe ligjore për t’u zgjedhur në këto funksione, por nuk kam marrë një përgjigje pozitive.

Kerkese padi e Besnik Muçi

( Kliko këtu për të lexuar kërkesë padi e Besnik Muçit e plotë)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ligji: 18/12/2020 01:34

    Ky zari i trafikantit Armand Lilo kerkon te bej tym me urdher te Like Floririt.

    Përgjigju
  • Avokati: 17/12/2020 22:22

    Eshte e qarte qe padia motivohet pasi i eshte prishur interesi i tij, por ceshtjet qe ngre ne padi qendrojne. Personat qe jane zgjedhur ne organet e vettingut jane te gjithe te kapur politikisht nga te dyja krahet, dhe jane vendosur aty per te qene zarat e partive. Drejtesi e re, me metoda te vjetra, dhe ne fund e hame ne gjithmone, mjere kush ka besim se do ndryshoje dicka

    Përgjigju
    • Tutu: 18/12/2020 09:34

      Logjike e drejte

  • Mashkullori: 17/12/2020 21:34

    Mund te kete te drejte per padine,nuk e di si e argumenton prandaj nuk e gjykoj dot per kete. Ama,vetem per kete aresye ai nuk merriton t ejete gjyqtar dhe jo ne Kushtetuese ,Gjykaten e Larte apo diku tjeter. Nese e dinte se keta ishin ne shkelje te Kushtetutes dhe ligjit,perse nuk e beri kete ankese atehere pra mbi dy vjet me pare? Mos kishte shpresa se kishte ne krah Liken dhe nuk do e pengonin te ngjiste shkallet e drejtesise? Larg nga keta pazarexhinj,edhe sikur te jene te rene nga qielli...

    Përgjigju
  • Tralala: 17/12/2020 21:09

    Te arrestohet ky bandit ..rrugaci

    Përgjigju
    • Mentoras: 17/12/2020 23:51

      Ku e pe ti që është bandit ai apo flet sipas oreksit të partisë ti ashtu si gjith të tjerët

  • EX MILITARY: 17/12/2020 20:38

    Zari i ilir metes kerkon te bllokoje formimin e gjykates kushtetuese

    Përgjigju
    • Arbëri: 17/12/2020 21:15

      E kjart...!!!

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë