U shkarkua nga Vettingu/ Vjen letërporosia nga Italia, ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë Admir Thanza, i dënuar për vjedhje në supermarket

Prokuroria e Tiranës administron nga Italia përgjigjen e letër-porosisë ku konfirmohet zyrtarisht se gjyqtarit Admir Thinza është i dënuar për vjedhje në një supermarket. Hetimet ndaj Thanzës nisën disa javë më parë pasi ai u shkarkua nga komisioni i pavarur i kualifikimit ku ndër shkaqet e shkarkimit ishte dhe dënimi i pa shkruar në formularin e dekriminalizimit. Vetë Thanza e pranoi edhe gjatë vettingut si dhe në pyetjet në prokurori faktin se ishte i dënuar por sipas tij ai nuk kishte kryer veprën penale të vjedhjes por e kishte pranuar atë për shkak të marrëdhënieve familjare. Sipas Thanzës vjedhjen në supermarket e kishte kryer kunata e tij teksa ndodheshin në Itali për të kuruar nipin e gjyqtarit, por ishte detyruar ai të përballej me ligjin pasi kunata duhet ti qëndronte pranë nipit të sëmurë.

Në kodin penal vepra për të cilën dyshohet ish gjyqtari Admir Thanza është ajo e nenit 190 e falsifikimit të vulave, stampave ose i formularëve. Ky nen parashikon një marzh dënimi nga gjashtë muaj burgim deri në katër vite, ndërsa do të dënohet apo jo ish gjyqtari do të jetë gjykata penale e Tiranës që do të vendosë. Burime nga prokuroria e Tiranës sqaruan për ReportTv se brenda pak ditëve do të vendoset me dërgimin e cështjes në gjykatë pasi prova që pritej ishte letër-porosia dhe tashmë ajo ka mbërritur. Më 17 korrik komisioni i pavarur i kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtarin Thanza ndërsa dënimin e tij në Itali e zbuloi operacioni ndërkombëtar i monitorimit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mali: 09/01/2019 04:09

    Presim te shikojme si do te dalin si pula te lagura gjyqtaret e Shkelzen Gerdecit.

    Përgjigju
  • Shqiperia ime: 08/01/2019 22:11

    Ne Shqiperi eshte fakt dhe kane ndodhur histori vjedhjesh Siç dhe e pranon vete ky pseudo gjyqtar,por se edhe Italia ka te njejten menyre ligjore ky duhet ta vertetoje.Si ka mundesi te injorosh ate pozicion te nderuar te marresh persiper vjedhje brekesh e kanatjere.Krishti u flijua per budallej jo per hajduta.Ti ja kalove.

    Përgjigju
  • Djepi bosh me mire: 08/01/2019 21:54

    Republik bananesh??te keqen e bananeve...ne jemi republik trangujsh...hajde o shoku Sali se keta jan te gjithe balli kombit qe na i bere peshqesh ti...hajde prit ti te te jap drejtesi ky shoku...o kuje kuje..pse si bie flaka sic i ka rene thuaj..

    Përgjigju
  • Lleshi: 08/01/2019 13:50

    Hahahahaha ajde gjygjtar ajde hahahahaha. Prandaj kemi ecur perpara ne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Njerëzit e krimit protestojnë për takimin e Ramës në Londër

Njerëzit e krimit protestojnë për takimin e Ramës në Londër