DURRES- Një pallat i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit në kompleksin Jedas ka rënë pre e vjedhjes ditën e sotme. Hajdutët kanë shqyer dyert e dy apartamenteve në katin e 9 dhe 10 të këtij pallati.
Pallati i shpallur i pabanueshëm ruhet gjatë ditës nga patrulla e policisë, por hajdutët kanë shfrytëzuar orët e natës për të kryer vjedhjen, nga ku kanë marrë disa laptopë, pasi në banesa nuk ka pasur para.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorëve.
VIDEO/Vizita e krerve të Ballkanit në pallatin e grabitur
Kompleksi ku ka ndodhur vjedhja u vizitua nga kryeministri Edi Rama dhe krerët e vendeve të rajonit të cilën vizituan Shqipërinë në samitin e 3 të mini-shengenit ballkanik.