Ardit Toli ka lënë Vorskla Poltava dhe është futbollisti më i ri i Torpedo Kutaisi në Gjeorgji. 25-vjeçari luan në mbrojtje dhe në mesin e fushës, teksa do jetë në huazim për gjashtë muajt që vijnë, para se të kthehet në Ukrainë.
Mungesa e hapësirave në elitën e Ukrainës dhe vetëm 10 ndeshjet e zhvilluara, ka bërë që Toli të kërkojë një tjetër skuadër për të vijuar karrierën. Palët kanë gjetur akordin për huazimin, me rrogën që do paguhet nga klubi gjeorgjian.
Kështu, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka mundësi për më shumë minuta në një tjetër ligë. Ardit Toli nuk ka humbur kohë dhe është bashkuar me ekipin e ri në fazën përgatitore, me kampionatin gjeorgjian që fillon në fundin e shkurtit. Sezonin e shkuar Torpedo zuri vendin e pestë, pa mundur të zërë një vend në Kupat e Europës.
Toli u bë i njohur në Shqipëri për aktivizimin me Tiranën, aty ku në sezonin 2021-22 u shpall kampion, duke marrë një ftesë nga ish-trajneri i Shqipërisë, Edy Reja. Kujtojmë se mbrojtësi ka dalë nga moshat e Olympiacos, duke luajtur edhe me ekipin e parë të gjigantëve të Greqisë.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.5%
-
Partitë e vogla
20.2%
Vota total: 910
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Jasir Asani shkëlqen në Azi, lë pas Cristiano Ronaldon! Sylvinho 'fërkon duart'
13 Mars, 12:32
-
Klasikja pa gola, Shkëmbi për Report TV: I kënaqur me 1 pikë! Trajneri i Vllaznisë: Ishim pafat
12 Mars, 16:18
-
VIDEO/ Jasir Asani kualifikon ekipin e tij në shtesë, shënon dopietë në Champions League para Kombëtares! Njëri supergol
12 Mars, 13:02
-
Klasike jetike për Tiranën, trajneri Shkëmbi: Shpresoj që fati mos të jetë sërish me Vllazninë! Të martën edhe 2 sfida të tjera
10 Mars, 16:40
-
Nga fusha e lojës në spital, Rey Manaj në merak për Kombëtaren: A mund të luaj sërish?
9 Mars, 19:17
-
VIDEO/ Mirlind Daku dy gola për 20 minuta në Rusi, sulmuesi i Kombëtares del me karton të kuq
9 Mars, 18:21
-
VIDEO/ 12 gola sezonal, Anis Mehmeti shënon sërish në Angli
8 Mars, 17:53
-
Rocco Vata ftohet nga kombëtarja A e Irlandës, shuhet mundësia për të luajtur me Shqipërinë
5 Mars, 15:21
-
Berat Gjimshiti, futbollisti më i mirë i muajit në Serie A
4 Mars, 14:01
-
Bilancet e javës së 27, Skënderbeu kap Tiranën! Partizani në krizë, Abilaliaj: Ndodhën shumë episode negative në fushë
3 Mars, 12:32
-
Dinamo e përmbys në derbi, Tirana prek fundin! Ndalet Egnatia, Teuta i merr pikë mbijetese
2 Mars, 19:59
-
Elseid Hysaj merr përgjigje pozitive, pranë rikthimit në Kombëtare
2 Mars, 14:19