U shpallën fitues të konkursit, punësohen 74 mjekë të përgjithshëm

U shpallën fitues të konkursit, punësohen 74 mjekë të përgjithshëm

TIRANË- Nga janari i këtij viti, janë punësuar në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin 74 mjekë të përgjithshëm. Lajmi është dhënë nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu. Ajo ka qenë e pranishme në një nga qendrat e kujdesit shëndetësor parësor, në të cilën nisën punën 8 mjeke të reja.

Bëhet e ditur se këta mjekë janë punësuar pasi janë shpallur fitues në konkursin e e shpallur në janar të këtij viti, për mjek të përgjithshëm. Ndërkohë, ministrja ka dhënë lajmin se shumë shpejt do të hapet edhe portali "Mjekë për Shqipërinë".

"Me kënaqësi prita tetë mjeket e punësuara sot në qendrat e kujdesit shëndetësor parësor në #Tiranë që i bashkohen me meritë ekipit të shëndetësisë. Nga konkursi i shpallur për mjekë të përgjithshëm, që nga Janari 74 mjekë u punësuan në qendrat shëndetësore nga veriu në jug të vendit. Së shpejti hapet portali #MjekëPërShqipërinë", shkruan ministrja.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg