U shpallën kampion në sezonin 2022-23, Bashkia e Tiranës shpërblim 150 milionë lekë për Partizanin

Fitorja e titullit kampion në Kampionatin e Futbollit për sezonin 2022-23 ka sjellë edhe një shpërblim prej 150 milion lekësh për ekipin e Partizanit nga Bashkia e Tiranës. Ky është një premtim i mbajtur nga Bashkia e Tiranës, e cila vijon traditën e shpërblimit të skuadrave të kryeqytetit që fitojnë tituj kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Të njëjtin shpërblim e ka përfituar më parë edhe ekipi i futbollit KF Tirana, por edhe skuadra të tjera apo sportistë individualë që kanë fituar medalje me paraqitjet e tyre. 

Në ceremoninë e dorëzimit të çekut për lojtarët dhe drejtuesit e ekipit, ku ishte e pranishme edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manasterliu dhe deputeti i PS, Erion Braçe, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ky është kontributi më i madh që një bashki jep për skuadrat e kryeqytetit dhe do të shërbejë si një nxitje dhe ogur i mirë në të ardhmen.

“Ky shpërblim është vetëm një pikë ujë, por edhe qyteti jep një kontribut, i cili me shpresë do të vazhdojë ndër vite. Teksa secila prej skuadrave të kryeqytetit shpërblehet me një shumë, e cila është sot shuma më e madhe që jep një bashki - 150 milionë lekë të vjetra - ky shpërblim vjen si nxitje për të sjellë sa më shumë kupa në Tiranë dhe për të filluar, ndoshta edhe nëpërmjet këtij incentivizmi, një garë më të fortë dhe një vëmendje më të madhe në sport”, u shpreh ai.

Veliaj falenderoi të gjithë kontribuesit që kanë mbajtur gjallë, me pasion, frymën dhe misionin e skuadrës së Partizanit.

“Partizani e ka ruajtur identitetin e të qenit skuadër e qytetit, e të pasurit një tifozeri besnike të qytetit. Mbaj mend dhurimet që ekipi i Partizanit bëri gjatë kohës së tërmetit dhe pandemisë, si një përgjegjshmëri sociale. Dua të falenderoj shokun, vëllain tim, Erion Braçen, që është këtu si anëtar i bordit të Partizanit, por ndoshta edhe tifozi më i zjarrtë. Falenderimin më special e kam për Perlat Mustën, kampionin e Partizanit, të qytetit tonë, kampionin e kombëtares tonë. Falenderoj trajnerët gocave dhe çunave të mrekullueshëm të Partizanit”, tha Veliaj.

Teksa u shpreh krenar për kontributin e dhënë, kryebashkiaku theksoi se puna do të vijojë më tej, sa u përket projekteve në fushën e sportit dhe terreneve sportive në kryeqytet.

“Nuk do mjaftohemi këtu, kemi edhe disa plane lokale. Kemi filluar projektimin e një stadiumi të ri “Selman Stërmasi” me Koorporatën Shqiptare të Investimit; të njëjtën gjë edhe për pallatin e sportit “Asllan Rusi”. Do të kemi dy impiante të reja që do t’i shtohen, në 2-3 vitet e ardhshme, qytetit tonë dhe do të ketë edhe pak demokraci në çështjen e terreneve dhe të hapësirave. Janë 19 terrene që janë shpëtuar dhe kthyer në përdorim të komunitetit. Për një qytet që e filloi me fushat e grabitura, tamam si Tomka me shokët e tij, dhe e çoi nga 20 ekipe modeste në 250 shoqata sportive, është një qytet që ka të ardhme. Kur dikush merret me sport mëson se si të luajë në skuadër, mëson çfarë është humbja dhe çfarë është fitorja në jetë. As humbja nuk zgjat përgjithmonë, as fitorja nuk zgjat përgjithmonë”, përfundoi Veliaj.

S.DH/A.A/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë:



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Gjykata e SHBA sot goditi prokurorin Smith, që akuzoi Trump dhe arrestoi Thaçin

Spahiu: Gjykata e SHBA sot goditi prokurorin Smith, që akuzoi Trump dhe arrestoi Thaçin