KURBIN- Këshilli Bashkiak i Kurbinit ka miratuar shembjen e 7 pallateve që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.
Pas verifikimeve nga specialistët, pallatet janë shpallur si të pabanueshme dhe të pariparueshme. Bazuar në akt-konstatimet e hartuara dhe miratuara nga Instituti i Ndërtimit është vendosur shembja për pallatet nr. 125, 126, 127, 129, 130, 131 dhe 133 ne Lagjen nr. 4 në Laç.
Ky vendim është hapi i parë që merret në kuadër të procesit të rindërtimit të blloqeve të reja të banimit.
Komento