U vra aksidentalisht pas sherrit mes dy bandave në Athinë, 39-vjeçarit shqiptar do i jepet lamtumira e fundit! E motra: Zoti nuk ishte me të

U vra aksidentalisht pas sherrit  mes dy bandave në Athinë, 39-vjeçarit shqiptar do i jepet lamtumira e fundit! E motra: Zoti nuk ishte me të

Viktima, Pëllumb Islami dhe mjeti i autorëve

GREQI- Shqiptari që humbi jetën aksidentalisht në një lokal për shkak të një përleshjeje në një lokal në Athinë, pritet t’i jepet sot lamtumira e fundit. 39-vjeçari Pëllumb Islami, humbi jetën si pasojë e një sherri mes bandave shqiptare. Së fundmi, në një prononcim për mediat greke, e motra e 39-vjeçarit ka folur për ngjarjen e rëndë duke u shprehur se kjo ngjarje, ende nuk është zbardhur. Ajo u shpreh se viktima e ndihmonte shumë familjen.

“Ishte njeri shumë i mirë, ka ndihmuar shumë. Është shumë e vështirë, ne ende nuk mund ta kuptojmë se çfarë ka ndodhur”, tha motra e tij e shkatërruar për Star.

“Ai kishte shkuar për të parë një top dhe aty ku ishte ulur, fatkeqësisht Zoti nuk ishte me të”, shtoi ajo

“Ai kishte humbur shumë gjak, ende nuk e dimë të vërtetën, saktësisht se çfarë ka ndodhur”.- tha e motra për Protothema. 

Ndërkohë 7 shqiptarët që u përfshinë në sherrin ku vdiq i riu janë zhdukur.

Kujtojmë se hidrauliku shqiptar Pëllumb Islami nga Delvina u vra në Athinë pas plumbave të shkrehur nga anëtarët e grupit famëkeqe të quajtur ‘Team L’, që kontrollojnë prostitucionin dhe trafikun e drogës në kryeqytetin grek.

Ata kontrollojnë një klub të njohur në Athinë nga ku komandohet rrjeti i prostitucionit dhe eskortave. Protothema ka publikuar disa fotot të tyre pasi policia identifikoi 4 prej tyre, ndërsa të 7 anëtarët dyshohet se janë arratisur drejt Shqipërisë pas ngjarjes për ti shpëtuar arrestimit.

Sipas mediave greke Erlis Salaj është kreu i bandës së shqiptarëve të ‘Team L’. Pëllumb Islami 37 vjeç ishte duke parë ndeshjen në një lokal në Athinë, kur e kapën plumbat e shkrehur mes 7 shqiptarëve që u përfshinë në një debat ende pa u ulur në tavolinë dhe më pas kanë dalë jashtë dhe kanë shkrehur armët.

Pas plagosjes së shqiptarit që punonte si hidraulik në Greqi, grupi prej 7 personash është zhdukur sikurse shihet në këtë video të publikuar nga mediat fqinje. Oficerët e policisë që u ndodhën në vendngjarje gjetën 6 gëzhoja një makinë 'Jeep' të tipit amerikan që ndoshta i përkiste njërit prej anëtareve të grupit shqiptar.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

FNSH dhe policia kontrolle blic në Fushë Krujë (Video)

FNSH dhe policia kontrolle blic në Fushë Krujë (Video)