U vra me thikë nga bashkëfshatari i tij jashtë një lokali në Itali, trupi i pajetë i 33 vjeçarit mbërrin në Kallmet të Lezhës

Ky është 33-vjeçari Alfons Kola nga fshati Kallmet i Lezhës, i cili u sulmua për vdekje në Breshia të Italisë nga bashkëfshatari i tij Petrit Gega. Ngjarja ndodhi në 1 qershor ndërsa trupi i viktimës ka mbërritur ne Shqipëri dhe do të prehet të dielen e 11 qershorit në vendlindjen e tij Kallmet. Familja e viktimes dhe autorit të dyshuar te ngjarjes, jetonin në të njejten lagje dhe kishin marrëdhenie të mira, ndërsa motivet e krimit të rëndë që ka tronditur të gjithë fshatin mbeten ende të paqarta.

Autori nuk ka pranuar të rrëfejë asgjë para kamerave lidhur me motivin që e shtyu të kryente ngjarjen e rëndë. Dëshmitarët thanë se 52 vjeçari Petrit Gega kishte ndjekur me thikë në dorë viktimën dhe pasi e sulmoi, u largua nga vendi i ngjarjes për t’u arrestuar një orë më vonë nga policia.

Kamerat filmuan vrasjen
Kamerat e sigurisë së rrugës Santa Maria kishin filmuar të gjithë skenën e sherrit të ndodhur mes dy lezhjanëve. Fillimisht mes viktimës Alfons Kola dhe autorit Petrit Gega ka pasur një debat verbal më pas ka ardhur goditja me thikë. 33 vjeçari humbi jetën në spital për shkak të plagëve me thikë ndërsa autori, i cili punonte si murator në Itali u arrestua një orë më vonë në banesën e tij ku jetonte me familjen.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sokol,Bs.: 10/06/2023 12:40

    Ngushllime familjes se viktimes dhe keqardhje per familjen Gega. Nuk e kam njohur viktimen por kam njohur shume mire Petrit Gegen me te cilin kemi punuar bashke ne Itali dhe mund te ju them se ka qene djale i shkelqyer dhe punetor i madh.Nuk ka ba kurre si forte e belaxhi. Une nuk jetoj ma ne Itali por mendoj se Petriti duhet te kete patur nje tundim te madh qe te kete arritur te vrase dikend.

    Përgjigju
  • ZDF: 10/06/2023 11:54

    Gjynof se çun i ri.Ene pak e po bohemi minoritet në Shqipni duke u vra për dit. Do i ket ngacmu nai familjar që ka shku puna te vrasja ose ose autori ka mërdhif nga trrut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria në krah të Kosovës, nuk mbështet qëndrimin e BE-së: Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Brenda ambienteve të SPAK, zyrat 'pirg' me dosje! Dumani ja tregon edhe të dërguarit të SHBA

FOTOT/ Brenda ambienteve të SPAK, zyrat 'pirg' me dosje! Dumani ja tregon edhe të dërguarit të SHBA