U zhduk në prani të 30 shokëve vlonjatë, flet i vëllai në ’Pa Gjurmë’: E kishin lidhur duar e këmbë me litar, askush nuk ka folur ku humbi vëllai im

Në një lidhje direkte, vëllai i 48-vjecarit, rrëfeu ngjarjen dhe ngriti dyshimet për një vrasje të mundshme. I riu i asaj kohe jetonte me 30 shqiptarë të tjerë në periferi të Athinës. Ai zhduket më 16 korrik 1992 dhe asnjë prej shokëve nuk e pa më në qytet.

Në humbëm kontaktet dhe pas një muaji marrim vesh se ishte bërë një vjedhje në atë zone, ku jetonte Altjoni. Disa persona të maskuar e kishin lidhur. U trembëm dhe u munduam të lidheshim me bashkëfshatarët tanë që jetonin në një shtëpi. Nuk mësuam asgjë, ata na treguan se doli për të blerë cigare dhe nuk u kthye më

Muajt kalonin, por familja Selamaj nuk i ndali kërkimet deri në dhjetorin e po atij viti, ku një shqiptar u përcolli një informacion shokues.

Pas disa kohësh një miku ynë na tregon se ishte gjetur nje kufomë shumë afër vendit ku punonte vëllai. Bëmë përpjekje për të siguruar një vizë dhe u nisëm në Greqi. Disa të dhëna të asaj kufome i përkisnin djalit tonë. Më kujtohet ai trup i paidentifikuar, që kishte pranë një palë këpucë, të njëjtat si ato që mbante Altjoni. Por, në atë kohë nuk mundëm dot të kryenim analizën e AND-së. Mësuam më vonë që trupi u varros në periferi të Athinës dhe sot e kësaj dite është varr pa emër

Nga ky informacion, e sot pas 29 vitesh nuk u mësua asgjë më shumë për të riun nga Llakatundi. Një kufomë që nuk u identifikua kurrë, por edhe 30 shokë që nuk folën asnjëherë çfarë ndodhi atë mbrëmje qershori, ku persona të maskuar hynë në banesë. Në dijeni të familjarëve Altjoni njihej në Greqi me emrin Niko dhe punonte në bujqësi. Ishte hera e parë që i riu vlonjat emigronte drejt këtij shteti. Ende pa mbushur 20-vjeç, ai zhduket në praninë e 30 shqiptarëve të tjerë, të cilët jetonin sëbashku.

Unë kam nevojë për ndihmën tuaj si program, që të verifikojmë atë kufomë. Urojmë mos të jetë vëllai ynë. Dua t’i bëj një thirrje të gjithë atyre bashkëfshatarëve të mi që kanë qenë me vëllain tonë, të mos heshtin, dikush ta marrë guximin dhe le të na e tregojë të vërtetën

48-vjeçari është djali i një familje të madhe me 12 fëmijë të cilët sëbashku me prindërit, Erabushe dhe Neki Selamaj nuk kanë rreshtur kurrë së kërkuari. Baba, Neki Selamaj, mbylli sytë 7 vite më pare, me brengën e madhe për të mos e mësuar kurrë të vërtetën e djalit të tij.  

 

O.D./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)