U zhvatën gjermanëve 6.1 mln € me Call Center, arrestohet në Dubai Erlind Cekaj! Pjesë e grupit të biznesmenit Amant Josifi

U zhvatën gjermanëve 6.1 mln € me Call Center, arrestohet në Dubai Erlind Cekaj! Pjesë e grupit të biznesmenit Amant Josifi

Erlind Cekaj

Tirane-  Është arrestuar në Dubai Erlind Cekaj, pjesë e grupit të biznesmenit të njohur në fushën e ‘Call Center-ave’ Amant Josifi, të cilët po gjykohen në GJKKO pasi akuzohen se përmes skemës së mashtrimit me Call Center arritën t’u zhvatnin gjermanëve një shumë që kap vlerën e 6.1 mln eurove.

Policia e shtetit informon se arrestimi i Erlind Cekajt u krye më 20 gusht 2024 në Dubai. Vetë Amant Josifi është pjesë e një skemë të madhe mashtrimi me vlerë 2.4 miliardë euro e me qindra mijëra viktima në mbarë botën.

Erlind Cekaj së bashku me 4 persona të tjerë, pjesëtarë të grupit,  janë në gjykim në GJKKO si pjesë e rrjetit kriminal të organizuar që shfrytëzonin platformat mashtruese dhe vepronin në mbarë botën.

Nga hetimet me autoritete gjermane rezultoi se Erlind Çekaj së bashku me Irisa Puca, Endri Bulku dhe Ardian Korra ishin personat prapa platformave mashtruese të kompanisë së IT “PumaTS/SMCompany” të lidhur me kompaninë “Milton Group”.  Ndërsa Merxhan Çeliku, kishte komunikime të drejtpërdejta me viktimat e mashtrimit në Austri dhe Gjermani, nëpërmjet këtyre platformave. Kjo provohej nëpërmjet adresave IP nga ku janë bërë komunikimet, si dhe lëvizjet e llogarive bankare dhe ato të valutave në modhedha virtuale, në të cilat kanë kaluar paratë e viktimave. 

Pas hetimeve ka rezultuar se, Erlind Cekaj, në bashkëpunim me subjekte të tjera që punonin për kompaninë e quajtur “IT PumaTS/SM Company”, të lidhur me kompaninë “Milton Group”, kanë qenë pjesë e një rrjeti të krimit të organizuar që shfrytëzonin platformat mashtruese dhe vepronin në mbarë botën.

Ky rrjet drejtohej kryesisht nga qendrat e thirrjeve në Gjeorgji, Ukrainë, Maqedoni e Veriut, Shqipëri, etj. 

Rrjeti kriminal, në bashkëpunim me platforma të tjera mashtruese, si “Absolut Global Markets”, “AurumPro”, “Finaxis”, etj, ka mashtruar qindra persona nga vendet e Bashkimit Europian, duke u shkaktuar atyre dëme financiare që arrijnë në miliona euro.” informoi sot policia e shtetit.

Hetimet nisën në vitin 2021 nga disa vende, si Spanja, Gjermania, Suedia, Finlanda, Letonia, Ukraina, Gjeorgjia dhe Shqipëria, nën koordinimin e “Eurojust'

Dosja ne GJKKO

Në 10 shkurt 2024 SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim pesë personat pjesë e grupit të biznesmenit Josifi ndërkohë për biznesmenin Amant Josifi, SPAK është dakordësuar me autoritetet spanjolle që hetimin personalisht për të, ta bëjnë ato.  Në GJKKO po gjykohen  Adrian Korriku, Irisa Puca, Merxhan Çeliku, Endri Bulku dhe Erlind Cekaj. Bazuar në provat vetëm gjermanëve bavarezë grupi kishte arritur t'i zhvaste 6.1 mln euro, ndërsa dëmi konsiderohet të jetë edhe më i madh. 

Nga autoritetet gjermane është urdhëruar kontrolli i platformave mashtruese tregëtare “Absolut Global Markets”, “AurumPro” dhe “Finaxis”. Megjithatë, sipas këtyre autoriteteve konsiderohet e sigurt se i njëjti grup kriminal është gjithashtu përgjegjës për shumë platforma të tjera tregëtare, kryesisht identike, duke përfshirë platformat “SNP Broker”, “CapitalMarketsBanc”, “FXNobel”, “Cryptokartal”, “Centrobanc”, “GoldmanBank” dhe “TopTradePro”. Kjo duket qartë nga hetimet financiare të kryera ndaj kompanive, si dhe nga vlerësimet e gjurmëve të ndryshme teknike, përfshirë IP me adresa identike.

Bazuar në provat teknike, ka rezultuar se grupi kriminal ka operuar me dhjetëra platforma mashtruese gjatë viteve të fundit.

Dëmet e shkaktuara në platformat “AurumPro”, “Fianxis” dhe “AGMarkets”, (me 67 kallzime penale në zyrën qëndrore kibernetike në Bavari), llogariten me një dëm të përgjithshëm prej 1.8 milionë Euro. Në platformën CentroBanc, ka 35 kallzime penale, me një dëm total prej 1.7 milionë Euro. Për platformën CapitalMarketsBanc, ka 40 ankesa, me një dëm të konstatuar prej 1.6 milionë Euro. Për platformën Cryptokartal ka 31 kallzime penale, me një dëm të përgjithshëm, prej 1 milionë Euro. Përveç Rajonit të Bavarisë ku janë këta të dëmtuar, edhe shumë prokurori të tjera publike në Gjermani kanë ankesa për të dëmtuar të tjerë në këto platforma, të cilat janë në pritje, kështu që dëmi i përgjithshëm supozohet të jetë shumë më i lartë. Disa nga të dëmtuarit nga Rajonet e tjera federale tashmë janë regjistruar në platformat e tjera “Centrobanc”, “CapitalMarketsBanc” dhe “Cryptokartal”, njoftonte SPAK në shkurt 2024

Përse akuzohet Erlind Çeliku? 

Erlind Çeliku ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe arrestimi i tij u krye falë bashkëpunimit nga “Interpol Tirana” me “Interpol Abu Dhabi”.  Ndaj tij, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin penal të datës 18.10.2023, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprat penale të “Mashtrimit”, “Forma të veçanta të bashkëpunimit, grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143/b/1-28/4, 333/a, 334 të Kodit Penal. Arrestimi u krye falë bashkëpunimit të “Interpol Tirana” me “Interpol Abu Dhabi”

Grupi i Amant Josifit fshihet në Dubai

Grupi i biznesmenit Josifi rezulton se fshiheshin në Dubai. Ndërsa dje u arrestua Erlind Cekaj, në shkurt të këtij viti po në Dubai ka rënë në pranga Merxhan Çeliku  Edhe vetë biznesmeni Josifi u arrestua në shtator 2023 në Dubai, por Spanja dështoi ta ekstradojë, duke u liruar vetëm pak ditë më vonë.

Kush është Amant Josifi? iu sekuestruan 2 mln euro pasuri 

Amant Josifi, biznesmeni i njohur në vend në fushën e ‘Call Center-ave’ i shpallur në kërkim për mashtrimin me “call center” është pjesë e një skeme që ka shkaktuar një dëm qytetarëve prej 2.4 miliardë euro, me qindra mijëra viktima në mbarë botën. Josifi ka qenë edhe këshilltar i ministrit shqiptar të Mbrojtjes deri në vitin 2020.Në shkurt 2024 SPAK në vijim të veprimeve hetimore, në bashkëpunim me autoritetet gjyqësore spanjolle janë gjendur dhe sekuestruar në posedim të shtetasit Amant Josifi (për të cilin jemi dakortësuar që ndjekjen penale ta ushtronin autoritetet spanjolle), subjekte tregtare të administruar nga ai, si dhe familjarëve të tij, llogari bankare me shumat monetare në total në vlerën prej 2 225 868.66 Euro dhe 2 844 936.37 lekë.

Kush po gjykohet në GJKKO
Merxhan Çeliku
Erlind Cekaj
Irisa Puca
Adrian Korriku
Endri Bulku

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut