UASHINGTON- Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry premtoi sot se SHBA do të dënojë vrasësit e dy gazetarëve amerikanë, James Foley dhe Steven Sotloff, vrarë, në videot e publikuara, nga xhihadistët e Shtetit Islamik.
"Kur terroristët, nuk ka rëndësi se ku në botë, vrasin shtetasit tanë, SHBA do t'i bëjë të japin llogari, kushdo qoftë koha e nevojshme. Dhe ata që kanë vrarë James Foley dhe Steven Sotloff në Siri duhet të dinë që SHBA-ja do t'i bëjë gjithashtu të japin llogari, kushdo qoftë koha që do të duhet", deklaroi në një komunikatë shefi i diplomacisë amerikane.
Ai e cilësoi ekzekutimin e Steven Sotloff si "goditje në stomak" dhe "barbari mesjetare".
Dy javë pas publikimit të videos që tregon vrasjen e gazetarit amerikan, James Foley, Shteti Islamik zbatoi kërcënimet e tij duke vrarë Steven Sotloff. Gazetari 31-vjeçar u rrëmbye në gusht të vitit 2013 në Siri, sipas një videoje të publikuar nga grupi i mbikëqyrjes së qendrave xhihadiste SITE. Këto imazhe kanë ngjallur indinjatë në mbarë botën./ATSH/
/Shqiptarja.com