Është në interes të të gjitha palëve që në negociatat e Greqisë me kreditorët të zgjidhen të gjitha mosmarrëveshjet dhe të konkludojnë në një marrëveshje që nuk do të krijojë turbulenca të panevojshme në tregjet monetare, pasi një diçka e tillë nuk do të jetë në interes të askujt, deklaroi zëdhënësi i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest gjatë informimit të përditshëm të gazetarëve.
Earnest shprehu shpresën se të gjitha palët do të ulen me vullnet të mirë dhe do të konkludojnë në një marrëveshje që do të fshijë shqetësimet e tyre.
Kur u pyet nëse FMN është ndërmjet këtyre palëve, Earnest u përgjigj se "është e qartë se FMN është pjesë e negociatave dhe organizma si FMN kanë një rol për të luajtur. FMN i ka ofruar ndihmë të konsiderueshme Greqisë".
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë shtoi se ditë më parë me një deklaratë të tijën, sekretari amerikan i Thesarit, Jack Lew, u bëri thirrje të gjitha palëve që të punonin bashkarisht për një marrëveshje që nuk do të shkaktonte turbulenca të panevojshme në tregjet monetare./atsh/