Jeta dhe vepra e shkrimtarit fantastiko-shkencor Douglas Adams është përkujtuar edhe me një logo të veçantë nga gjigandi i motorit të kërkimit “Google“.

Adams u bë i njohur për trilogjinë e 5 librave “Udhërrëfyesi galaktik” ku personazhet e tij bëjnë një udhëtim në kohë.

Një Doodle prekës ku paraqiten shumë elemente të shkrimeve të shkrimtarit britanik.

Përshembull filxhani i çajit është një shenjë, që karakterizon investigatorin e sjellshëm Dirk në novelat me titull “Koha e gjatë dhe e errët për çaj e Shpirtit”. Gjithashtu në këtë doodle tregohet edhe një peshqir i cili është një artikull, që Adams shkruan se është e domosdoshme, kur udhëtojnë për në hapësirë.

Ndërsa duke klikuar me mouse tek dera e ashensorit do të shfaqet një nga personazhet më të fortë të romaneve të Hitchhiker, Marvin, androidi paranoik.

Gjtihashtu ka shumë referenca, që të çojnë tek guida për në hapësirë. Me shumë klikime, disa nga shpikjet më të mira imagjinare të Adams përfshirë Peshku Babel, i cili mund të përkthej nga çdo lloj gjuhe e huaj.

Adams u bë i njohur për pikëpamjet e tij ateiste, për ruajtjen dhe dashurinë e teknologjisë.

Adams lindi më 11 mars 1952 në Kembrixh dhe vdiq në vitin 2001 në moshën 49 vjeçare në Santa Barbara, Kaliforni pas një ataku në zemër.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)