Ato u nisën për në një udhëtim në Greqi, mëngjesin e sotëm por fatkeqësisht ka rezultuar falal për tre shoqet e ngushta. Greta Sherifi, 23 vjeç, Izabela Balla 33-vjeçe, dhe Elona Xhuti, 34 vjeçe humbën jetën ditën e sotme në një aksident tragjik në autostradën Tiranë-Durrës.
 
Përmes një vëzhgimi në rrjetin social Facebook, nga fotot shikohet miqësia e vajzave, të cilat postonin vazhdimisht foto së bashku. Izabela Balla (Gega) ishte ndër me aktivet në Facebook, ku postimi i fundit është horoskopi i datës 11 tetor. 33-vjeçarja postonte vazhdimisht dedikime të ndryshme dashurie.

[gallery]19074[/gallery]
Postimet në Facebook të 33-vjeçares Izabela Balla Gega:
"Ai kurrë nuk rreshti duke më thënë mirëmëngjes. Duke kërkuar një takim për një ditë sa më të bukur. Ai kurrë nuk rreshti duke më thënë një natën e mirë dhe uruar një gjumë të ëmbël, duke dëgjuar zërin e tij. Ai kurrë nuk rreshti së thëni fjalë të bukura, pa e ditur se sa më vret vetmia pa prezencën e tij. Fjalët do jenë gjithmonë, por unë asnjëherë sikurse dëshiroj pranë tij sikurse fjalët e bukura".

"Vuajtja më e hidhur është të kesh gjithmonë në zemër dikë të cilin nuk mund ta përqafosh në çdo kohë. Jeta shpesh është e çuditshme, e bukur, e egër, e ndonjëherë edhe mizore. Aty ku të mbush me praninë e njeriut që dëshiron, atyyy të zbraz njëherësh edhe shpirtin, me largimin e mungesën e tij".

"E vetmja rrugë që më pëlqen është rruga që më sjell drejt përqafimit me ty".

"Kur dita nis me një urim nga tyy, një femër nuk dashurohet me pamjen e as me materialet e ofruara. Ajo dashurohet me shpirtin dhe mënyrën se si përkujdesesh për atë. E mbi të gjitha për ndjenjën që i fal në shpirt".
Izabella Bala
(Izabela Balla)

Ndërsa Elona Xhuti ka lënë pas një fëmijë, ku nuk mungon shprehja e dashurisë për të në rrjetet sociale. Postimi i fundit i 34-vjeçares është bërë përpara 12 orëve ku ka shkruar ''se nëse dikush ka humbur 5 kg të vijë t'i marrë se i kam unë''.
Elona Xhuti
 (Elona Xhuti)

23-vjeçarja, Greta Sherifi e cila ishte edhe drejtuesja e automjetit në momentin e aksidentit postimin e fundit në Facebook e ka bërë më 7 tetor ku tregon tatuazhin që babai i saj ka bërë me ermin e 23-vjeçares.
 Greta Sherifi
 (Greta Sherifi)
 
Përmes fotove dhe videove në rrjetet sociale shikohet pasioni qe vajzat kishin për udhëtimet, pasi vazhdimisht publikonin foto së bashku në vende të ndryshme. 

tre shoqet e ngushta
 (Të tre shoqet së bashku)

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com