Udhëtim në histori, Ismail
Kadare: Pushteti është çmenduri

Udhëtim në histori, Ismail<br />Kadare: Pushteti është çmenduri
Udhëtim nëpër histori: Tre janë tregimet e kandidatit shqiptar për Çmimin Nobel, Ismail Kadare që ribotohen me titullin “Die Schleierkaraëane” (Sjellësi i fatkeqësisë): Tregimet janë si vera, sa më e vjetër aq më e mirë. Nëse paraqiten te lexuesi shumë herët, nuk kanë ndikim. Po të bazoheshim në parimin e Ismail Kadare-së, kjo do të marrte disa qindra vjet, derisa procesi i “plakjes” së nevojshme arrihet. Sepse sipas tij, bëhet fjalë për shkrirjen e modelit arkaik në pëlhurën e jetës aktuale, apo në shndërrimin e ndodhive në ngjarje mitike, sepse vetëm në këtë mënyrë është e mundur që njerëzit të flasin për ata që vuajtën tmerret. Në mit, historia është atje dhe ende e largët.

Prej disa vitesh, shkrimtari shqiptar është një nga favoritët për të fituar Çmimin Nobel për Letërsi. Ai, për ta marrë mesa duket nuk do e marrë kurrë edhe pse është një nga shkrimtarët më të mëdhenj evropian. Roli i tij në Shqipërinë komuniste, nën regjimin e Enver Hoxhës është bërë shpesh objekt kritike, ai ishte anëtar i partisë dhe i parlamentit dhe ishte një nga të preferuarit e diktatorit.

Skenarët e maktheve surreale
Por çfarë do të thotë kjo, që letërsia e tij është një analizë e thellë dhe prezantimi i marrëdhënieve të shtypura? Kadare duhet të ishte i afërt për të depërtuar në këto analiza. Nuk ka asnjë shkrimtar, i cili është në gjendje të paraqesë atmosferën e frikës, dhunës, përgjimit, denoncimit dhe të oportunizmit, të gënjeshtrave dhe besëtytnisë dhe fuqinë e spekulimeve si ai. Ai e ngre me mjeshtëri imazhe të frikshme të shoqërisë në një skenar surrealist, duke i paraqitur si një realitet absurd, me një realizëm të ftohtë e të matur.

Ai shpesh kapërceu në tregimet e tij në periudha të ndryshme, në mënyrë që të tematizonte të tashmen shqiptare. Kështu në tre tregimet e tij “Die Schleierkaraëane”, që ribotohen, tregime të nisura rishtazi, ai paraqet thuajse gjithçka në kohën e Perandorisë Osmane në Shqipëri. Çuditërisht, këto rrëfime janë publikuar për herë të parë në Gjermaninë lindore (DDR) në vitin 1987, në kohën e Perestrojkës. Joachim Röhm ka realizuar përkthimet e Kadares, duke i sjellë në një gjermanishte të përsosur.
 
Pjesë nga një shkrim më i gjatë i Jorg Magenau me titull në origjinal “Erzählungen von Ismail Kadare /Macht ist WSahnsinn”

Dy botime te reja të veprës së Edith Durham
Në gjuhën angleze sapo janë publikuar dy botime të reja të veprës së Edith Durham me temë Shqipërinë dhe shqiptarët, nën editimin e Robert Elsie. I pari është ‘Twenty Years of Balkan Tangle’ (Njëzet vjet ngatërresa ballkanike) nga Edith Durham – një ribotim i veprës së autores së madhe angleze nga viti 1920, që Elsie e ka përfshirë në kolanën e re të botimeve  “Albanian Studies”. Po në këtë kolanë është përfshirë edhe  ‘High Albania’ (Shqipëria e Epërme) e  Durham – një ribotim i veprës së autores së madhe angleze, të cilin Elsie e cilëson si libri më i mirë për Shqipërinë!

durhaim

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 6 Shtator 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Rezultati u vendos me fotofinish, Noah Lyles njeriu më i shpejtë në botë

Paris 2024/ Rezultati u vendos me fotofinish, Noah Lyles njeriu më i shpejtë në botë