Udhëtimi në hapësirë i italianit Parmitano, gjashtë orë 'shëtitje' jashtë Stacionit Ndërkombëtarë Hapësinorë

Udhëtimi në hapësirë i italianit Parmitano, gjashtë orë 'shëtitje' jashtë Stacionit Ndërkombëtarë Hapësinorë

Italiani Luca Parmitano me kolegun e tij të NASA, Andrew Morgan, kanë nidur 'një shëtitje hapësinore' që nuk është parë kurrë.

Në ekstremitet të krahut robotik të Stacionit Hapësinor, Canadarm, astronauti italian do të 'fluturojë' mbi stacionin orbital, i cili qëndron pezull mbi Tokë, për të azhornuar spektrometrin magnetik Alpha, një detektor grimcash i bashkangjitur stacionit hapësinor që në vitin 2011.

Detektori magnetik Alpha, që u ndërtua dhe u testua në CERN, kërkon gjurmë të lëndës së errët, antimaterie dhe grimca që mungojnë në universin e afërt.

Ai është gjithashtu një instrument jashtëzakonisht i saktë për zbulimin e rrezeve kozmike. Deri më tani, Alpha ka identifikuar mbi 140 miliardë rreze kozmike me intensitet të ndryshëm.

Rezultatet e siguruara deri më tani nga ky mjet, bien ndesh me modelet aktuale teorike të fizikës subatomice dhe duket se do të revolucionarizojnë të kuptuarit aktual të rrezeve kozmike, një fenomen me të cilin do të kemi gjithnjë e më shumë për të bërë, në misionet e ardhshme në hapësirën e ​​ thellë.

Para pak ditësh, Luca Parmitano u përshëndet nga Toka edhe nga Presidenti italian Mattarella, një lidhje telefonike me hapësirën e organizuar në bashkëpunim me Agjensinë Evropiane të Hapësirës (ESA) dhe Agjensinë Hapësinore (ASI).

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë