Udhëtoi drejt Kievit, Qefalia në Report Tv: Dramatike, pamë gra me fëmijë në duar që prisnin në radhë për një pjatë supë, por s’u mungonte optimizmi

TIRANË- Optimizëm nëpër rrugët e shkatërruara të Kievit! Kjo ndihet në çdo cep të qytetit dhe përjetimet e asaj situate, kur shënohen plot 1 vit nga nisja e luftës, i sjell për Report Tv, deputeti, Xhemal Qefalia, pjesë e delegacionit që ka shkuar në Ukrainë. Në një intervistë në emisionin ‘Studio Live’, me gazetarin Arbër Hitaj, Qefalia tha se ajo që i ka bërë më shumë përshtypje është pikërisht optimizmi, si në radhët e deputetëve, ashtu edhe të njerëzve të thjeshtë dhe besimin që kishin për t’i shkuar luftës deri në fund.

“Sapo kemi marrë pak pushim, jemi në hotel, është një situatë gatishmërie, ne si delegacion, kemi marrë pjesë në takimin që zhvilloi sot në seancën jubilee në parlamentin e Ukrainës, ishin prezentë dhe shumë delegacione të tjera. Ishte një ndjesi kur kryetari i Kuvendit dhe deputetët, bën bilancin e luftës përgjatë një viti, një bilanc që është i mbushur me viktima, me humbje të ekonomisë, një gjë tragjike. Na bëri përshtypje optimizmi i këtyre njerëzve, deputet dhe njerëz, për ta çuar deri në fund luftën e tyre”, tregoi Qefalia.

Në rrugëtimin e tij drejt Kievit, tregon se gjurmët e luftës ishin kudo. Një moment që deputeti e veçon, ishin radhët e gjata të grave me fëmijë në duar, që qëndronin në kufi me Poloninë, për një pjatë me supë. Ai tha se ishin momente dramatike, e që të bënte të ndiheshe në një farë mënyrë borxhli ndaj tyre, që të kontriubuosh me çdo mënyrë që e gjithë ky ferr të marrë fund.

“Momenti kur ne u futëm në kufirin e Ukrainës, jemi ndeshur me shumë familjarë, gra me fëmijë në duar, mbanin radhë për t’u ushqyer, prekëse, kur shihje fëmijë që mbanin radhë për një pjatë supë. Dramë. Jemi ndjerë shumë keq”, rrëfeu deputeti.

Shqipëria është një ndër shtetet që i ka qëndruar pranë Ukrainës në këto momente të vështira dhe Qefalia tregon se ato janë mirënjohës. Ai ka zbuluar se në momentin që u shpalos flamuri kuqezi në parlamentin ukrainas.

“Ka një sensibilitet për kontributin që po jep Shqipëria për Ukrainën dhe u duartrokitëm e u vlerësuam, ka pasur shumë duartrokitje kur shpalosëm flamurin kombëtar”, përfundoi deputeti në Report Tv.

Në një analizë të përgjithshme, Qefalia tha se tani më gjërat janë në kahun e Ukrainës, por është ende herët se kur do të përfundojë lufta. Delegacioni shqiptar përbëhet Pandeli Majko, dhe 2 deputetët Xhemal Qelafia dhe Denis Deliu.

Lajmi në web u përgatit nga gazetarja Brunilda Kazani

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maks: 25/02/2023 04:28

    Gjynah ukraina popull qe po vuan shum Ore po pse nuk qendruat atje ti jepnit nje dor atyre Te armatoseshit dhe te venit ne front dhe ta shpartallonit putinit O deputet di gje ti pse po largohen gazetaret nga ukraina

    Përgjigju
  • Eri: 24/02/2023 22:22

    Paska vajt ky ajka i llumit te korrupsionit e hajduterise per te shpetuar ukrainen nga lufta. Ishalla ju dergojne ne front te luftes

    Përgjigju
  • tani: 24/02/2023 21:11

    pse nuk i dhe ndonje leke mor qefalia mor hajdut,, meqe te erdhi keq..

    Përgjigju
  • Moisi: 24/02/2023 19:54

    Prandaj ne vend te udheronte drejt Kievit bashke me ato larot e tjere, te ardhurat ti dhuronin per familjet e prekura nga lufta. Edhe sikur nje ose dy milione eurob te dhuronte nga "fondi" betonizimit te Dajtit nuk do qe gje e madhe per te tille mamuthe korrupsioni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën