Personazh/ 'Udhëtoj duke shitur foto’, historia e të riut turk që la ushtrinë për të eksploruar botën

“Udhëtoj nëpër botë, duke shitur Foto”. Mund të duket si e pabesueshme por një 24-vjeçar nga Turqia ka vendosur të bëjë “xhiro” në botë me paratë që fiton duke shitur fotografi të çastit.

Kjo është historia e Anwll Wzly, i cili u largua nga shtëpia një vit më parë me qëllim për të njohur njerëz të rinj, mënyrën e jetesës së tyre por edhe për të qenë i pavarur nga familja e tij që jeton në Stamboll. Udhëtimin e ka nisur me vendet e Ballkanit.

“Po udhëtoj nëpër Ballkan duke bërë fotografi për të fituar para dhe për të jetuar. Kam qenë në Maqedoni, Mal të Zi. Tani jam në Kosovë. Më pas do të shkojë në Shqipëri. Këtë punë e bëje edhe për të fituar para, por edhe për ta parë Ballkanin. Për të njohur njerëz të rinj dhe për të parë mënyrën e jetesës së tyre. Familja ime janë në Stamboll. Por unë kam që një vit nuk kam qenë atje. Në familje jemi nëna- babai, tre vëllezër dhe dy motra. Ende nuk e kam kompletuar këtë udhëtim sepse jam ende duke udhëtuar”, tha turku.

Me një aparat të bardhë e jo të zakontë në dorë e takuam  në “Urën e Gurit” në qendër të Prizrenit. Shkrep foto çasti që kushtojnë 3 euro për qytetarë të shumtë që duan të fiksojnë e të ruajnë një kujtim të tillë nga Prizreni.

Anwll nuk e ka profesion por pasion fotografinë. Ka shërbyer 4 vite në Forcat e Armatosura të Turqisë, i angazhuar me misione paqeruajtëse në Lindjen e Mesme por thotë se u largua nga ushtria për shkak se nuk e përballoi dot ngarkesën psikologjike stresin e probleme të tjera që vijnë si pasojë e një angazhimi të tillë ushtarak.

“Në moshën 20 vjeçare e kam braktisur ushtrinë, sepse nuk doja që mosha të më kalonte pa e shëtitur botën. Normalisht ka qenë vendim i vështirë. Tani mendoj se kam marrë një vendim të mirë. Kam qenë tre vite ushtar. Kam qenë në Irak dhe në Siri”, tha ai.

I pëlqen Ballkani pasi ka ngjashmëri me kulturën orientale të Turqisë, gjë që e ka gjetur më së miri në Prizren.

“Këtë punë e bëj edhe për të fituar para, por edhe për ta parë Ballkanin. Për të njohur njerëz të rinj dhe për të parë mënyrën e jetesës së tyre. Ballkani është i bukur. Unë kam qenë edhe në Japoni kur isha ushtar. Dhe sipas meje vendi më i mirë në botë për mua është Ballkani sidomos Kosova që ka njerëz të mrekullueshëm. Prizreni është vendi më i bukur i Kosovës. Kultura e njerëzve dhe ushqimit është shumë ndryshe. Ka disa ndryshime tek çmimet e gjërave të ndryshme. Mali i Zi përkatësisht Budva është vendi që deri më tani më ka pëlqyer më së shumti”, thotë ai.

Megjithatë jeta që po bën nuk është aspak një sfidë e lehtë.

“Pëlqej të shkoj e ta shoh nga afër dhe të shoh atje gjëra të tjera. Nëse unë punoj afërsisht 12 orë në fundjavë llogaria e fitimeve është diku rreth 80-90 euro. Por nëse punoj 7-8 orë në ditë dita më del 15-20 euro dhe në fund më mbesin diku 20 euro fitime”, shprehet Anwll.

Xh.K/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro