Udhëzimi i MAS, ja datat
e provimeve të maturës

Udhëzimi i MAS, ja datat<br />e provimeve të maturës
Provimet e maturës shtetërore 2016 do të zhvillohen nga data 4 deri në 27 qershor.

Ministria e Arsimit ka miratuar udhëzimin për datat e provimeve, ku i pari do të jetë testi i Gjuhës së Huaj në 4 qershor. Provimi i dytë do të jetë në Gjuhë Letërsi në datën 11 qershor dhe provimi i matematikës do zhvillohet në 17 qershor. Në datën 24 qershor do zhvillohen provimet me zgjedhje.

Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, testi për 3 provimet e detyruara do të përmbjë 25 pyetje, nga të cilat 13 me alternativa, që do vlersohen me 1 pikë secila dhe 12 me zhvillim që vlerësohen me 37 pikë.

Ndërsa, provimet me zgjedhje do të kenë 20 pyetje, nga të cilat 10 me zhvillim dhe 10 me alternativa.
Ndërkohë ditën e nesërme do të nisë plotësimi i formularit A1 në Tiranë dhe më pas do të vijojë edhe në qytetet e tjerë.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën