UEFA bën ndryshimin e madh, hiqet rregulli i golit në fushë kundërshtare! Preket Champions League dhe Europa League

UEFA bën ndryshimin e madh, hiqet rregulli i golit në fushë kundërshtare! Preket Champions League dhe Europa League

Goli në fushë kundërshtare është një rregull që nuk do ekzistojë më në kompeticionet e organizuara nga UEFA prej sezonit të ardhshëm. Lajmin e ka bërë të ditur vetë UEFA me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Goli jashtë fushë nuk do të jetë më pjesë e kompeticioneve të UEFA-s në sezonin 2021-2022. Rastet kur të dyja skuadrat do të kenë numër të barabartë golash të shënuar, do t’i drejtohen minutave shtesë dhe më pas penalltive,”-shkruan UEFA.

Shkak për heqjen e këtij rregulli janë bërë disa skuadra futbolli të cilat janë ankuar. Për këtë arsye në kompeticioni si Champions League dhe Europa League nuk do ketë më rëndësi goli jashtë fushe.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë