Më 22 korrik Egnatia dhe Celje barazuan 3-3 në Rrogozhinë, për ndeshjen e parë në turin e dytë kualifikues të Champions League. Në këtë duel nuk mungoi hedhja e sendeve në fushë nga tifozët vendas, me dënimin nga UEFA që ishte i pritshëm.
Klubi rrogozhinas është gjobitur me 25 mijë euro për ato incidente nga institucioni që drejton futbollin evropian, ndërsa drejtori sportiv, Kejdi Zenelaj, është pezulluar me një javë në ndeshjet e Europës.
Ka dhe një dënim të pjesshëm të stadiumit, por UEFA e ka pezulluar mbylljen e sektorëve E1 dhe E2 për një periudhë prove dy vjeçare.
Egnatia do të vijojë garën në Europa League, kjo pas eliminimit në Champions League dhe tifozët do të kenë mundësinë të shohin sërish nga pranë heronjtë e tyre në përballje kundër Shamrock Rovers.
Komente








