BRITANI E MADHE – Një shqiptar dhe një rumun janë kapur nga policia në Uells me 17 kg kokainë të pastër.

Amarildo Barhami, 30 vjeç dhe Marian Croiter, 24 vjeç, po përpiqeshin të trafikonin nga Belgjika (Ostend) për në jug të Uellsit (Port Talbot).

Vlera e drogës së sekuestruar arrin në 2.8 milionë paund. Operacioni i policisë është realizuar më 22 qershor të këtij viti, ndërsa sot është zhvilluar seanca gjyqësore ku shtetasi rumun ka pranuar rolin e tij si trafikant.

Rumuni ia kaloi drogën shqiptarit Barhami, i cili ishte nën vëzhgim nga policia. Croiter pranoi se ka importuar ilegalisht kokainë.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)