Fotoja me “diskun fluturues” që bëri xhiron e Shqipërisë, pas publikimit në rrjete të ndryshme sociale është vetëm një fotomontazh. Fotoja e shkrepur dje në Tiranë në Bulevardin 'Zhan D'Ark' kur kryeqyteti ishte nën “pushtimin” e reshjeve të shiut tregonte dhe një disk fluturues, publikimi i kësaj fotoje hapi polemika mes përdoruesve të rrjetit social Facebook por dhe biseda reale në ambiente publike.
Disa mendonin se ishte thjeshtë një iluzion optik, disa të tjerë mendonin se ishte forma e resë në atë mënyrë por ishin dhe ata që mendonin se ishte mashtrim por pa e ditur tamam se sa e thjeshtë ishte manipulimi i kësaj fotoje vëtëm më anë të një aplikacioni që mund të shkarkohet në google play për android.
Aplikacioni “Camera360” për rregullime fotosh ka dhe një opsion tjetër për të vendosur UFO ose anije aliene në foton e shkrepur nga celulari. Fotoja nëse ruhet në cilësi maksimale duket gati reale. Siç mund ta shikoni dhe në foton mëposhtë

(Ja çfarë mund të bëj ky aplikacion)

(Fotomontazhi në Tiranë)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com