Nutricionisti Altin Joka në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, u ndal tek përdorimi i çajit të karafilit, i cili së fundmi është kthyer edhe në një trend viral. Joka shpjegoi si duhet përdorur karafili dhe sa shpesh mund ta konsumojmë ujin apo çajin me karafil. 

“Karafili ka nivel të lartë të eugenolit, i cili stimulon mëlçinë dhe ul ngarkesën e mikrobiomës së zorrës. Karafili nuk është thjesht erëz, është gati si një ilaç farmakologjik që nuk duhet konsumuar përditë. Duhet të kuptoni që karafili si detoksifikues i fuqishëm nuk duhet përdorur në sasi, përdoret me cikle, sepse është një terapeutik”, shpjegoi Joka.

Disa kombinime të karafilit sesi mund të përdoret

Përgatisni lëngun me 2 -3 karafila në 250 ml ujë të nxehtë. Ai nuk konsumohet çdo ditë. Pijeni 5 deri në 7 ditë dhe më pas bëni një pushim 14 ditor. Për herë të dytë konsumohet më pak, deri në 5 ditë, më pas sërisht bëhet një periudhë pushimi 14 ditore.

Mbajtja në gojë e karafilit është shumë e mirë për fytin, ky antiseptik shumë i fuqishëm ndikon tek infeksionet në bajame, por edhe tek ata persona që kanë probleme me erën e gojës ose me dhëmbët. Por kujdes mos e kafshoni dhe nuk duhet mbajtur natën! Gozhdët e karafilit duhen përdorur në mëngjes dhe nuk duhen kafshuar. 

Karfil në ujë të ftohtë.  Dy deri në tre copa karafil lihen në ujë për 6 deri në 8 orë, zakonisht gjatë natës dhe lëngu pihet në mëngjes. Kjo përzjerie mund të konsumohet më shpesh, pasi nuk dëmton mëlçinë, është më i butë, ndihmon edhe në mikrobiomën e zorrës.