Uji, ndërpriten në Tiranë 74
lidhje të paligjshme, 16 gjoba
Ndërhyrjet e ditëve të fundit të aksionit të Task-Forcës për prerjen e lidhjeve të paligjshme dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për kursimin e ujit të pijshëm po sjellin një përmirësim të situatës.
Ndërhyrjet e ditëve të fundit të aksionit të Task-Forcës për prerjen e lidhjeve të paligjshme dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për kursimin e ujit të pijshëm po sjellin një përmirësim të situatës.
Bashkia e Tiranës, UKT dhe agjencitë e varësisë, të cilat janë angazhuar në përballimin thatësirës së zgjatur kanë vijuar punën në terren për monitorimin e situatës dhe evidentimin e të gjitha rasteve të shpërdorimit të ujit të pijshëm.
Fokusi i aksionit të djeshëm ishin linjat e transmetimit në periferi të Tiranës, si në zonën e Yzberishtit, Babrrusë, Rr. “Dhimitër Kamarda”, Rr. “Ali Demi”, Rr. “Kont Urani”, Rr. E “Elbasanit”, Rr. “Hoxha Tahsin”, zona e ish-Bllokut, Rr. “Myslym Shyri”, Liqeni i Thatë, Rr. e “Kosovarëve”, zona e “Qyteti Studentit”, ish Parku i Autobusëve, si dhe në linjën e transmetimit të ujit të pijshëm DN 700 dhe DN 1000.
Grupet e Task-Forcës, me pjesëmarrjen e Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake, Prefekturës dhe stafit teknik të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, kanë evidentuar një sërë rastesh të lidhjeve të paligjshme dhe të përdorimit të ujit të pijshëm për qëllime të tjera, si ujitje të tokave dhe të mbjellave bujqësore.
Vetëm dje, grupet e punës kanë bërë verifikimin e 602 rasteve, duke ndërprerë 74 lidhje të paligjshme të ujit të pijshëm, kryesisht në zonat e periferisë së Tiranës. Gjatë verifikimeve në terren, 16 subjekte janë gjobitur sipas parashikimit në ligj, ndërsa për çdo shkelje penale është bërë gjithashtu denoncim në organet përkatëse.
Një vëmendje e veçantë i është kushtuar dhe lidhjes së kontratave të reja, ku vetëm dje janë nënshkruar 78 të tilla, ndërsa janë lidhur edhe 45 aktmarrëveshje me UKT. Specialistët e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë kanë punuar dhe në drejtim të vendosjes së matësve të rinj të ujit, ku gjatë ditës së djeshme në kryeqytet janë instaluar 168 të tillë.
Bashkia e Tiranës u bën thirrje banorëve që të bashkëpunojnë si në rastet e denoncimit të çdo rasti abuzimi, ashtu edhe në përdorimin me kursim të ujit të pijshëm. Në dispozicion të qytetarëve janë vendosur edhe dy numra telefoni pa pagesë, 08004488 të Ujësjellësit të Tiranës dhe atë të Bashkisë së Tiranës 08000888, për të raportuar problemet e furnizimit me ujë të pijshëm apo për të denoncuar rastet e abuzimit.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
20%
Vota total: 897
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47
-
Putin u shpreh i gatshëm për të diskutuar një armëpushim, Zelensky: Përgjigje evazive, ka frikë t'i thotë jo presidentit Trump
13 Mars, 21:39