Gazetarët kanë udhëtuar përreth Ukrainës për të parë nëse ka patur ndonjë sukses armëpushimi i Shkurtit, i firmosur në Minsk. Për shkak se konflikti është i shpërndarë në ideologji kulturore dhe identitete të ndryshme, shumë njerëz të zakonshëm kanë dalë vullnetarë për të luftuar qoftë  në mbështetje të qeverisë kombëtare, qoftë në mbështetje të separatistëve pro-Rusë. 

Stafi i BBC vizitoi një qendër rehabilitimi të fëmijëve në Luhansk që u ofron strehim të rinjve, prindërit e të cilëve kanë vdekur në luftë ose janë ende luftëtarë. Fëmijët jetojnë bashkarisht aty, në distancë fizike nga prindërit e tyre.

Kur i pyesin se çfarë dinë rreth luftës, kujtojnë skenat e trishta të luftimeve. Në mëndjet e tyre janë fiksuar zhurmat e goditjeve me armë dhe bomba, ndërsa rrëfejnë se nënat e baballarët e tyre janë larg, në luftë.
 
“Nëna më premtoi se do të vinte të më merrte kur lufta të mbaronte. Unë dua që lufta të mbarojë përpara verës, që të shoh sërish nënën time”, thotë njëra nga vajzat.
 
Ëndrra e tyre e madhe mbetet që lufta të pushojë një herë e mirë, që ata të mund të jetojnë njësoj si bashkëmoshatarët e tyre.

Punonjësit e qendrës pohojnë se mundohen ta mbajnë larg tematikën e luftës nga e përditshmja e fëmijëve, për ti mbushur mendjet e tyre me qetësi e paqe. Ata zhvillojnë me fëmijët aktivitete ditore argëtuese e edukuese, për t’ju krijuar një atmosferë të ngrohtë familjare.

qender strehimi

qender strehimi

 Redaksia Online
 (Al.h/shqiptarja.com)