MARIOUPOL - Shpërthime të shumta kanë ndodhur sot në afërsi të portit strategjik ukrainas të Mariupolit, në brigjet e detit Azov, theksuan gazetarët ndërkohë që ushtarët urainas janë përballur me autoblindat e kryengritësve.
"Ne do të rezistojmë, por është shumë e vështirë me armë zjarri kundër autoblindave", deklaroi Sergui, një vullnetar i batalionit "Azov", aleat me qeverinë e Kievit, në një barrikadë në dalje të pjesës lindore të qytetit./ATSH/