Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë 90 robër lufte, më i madhi midis dy vendeve
Të burgosurit ukrainas të luftës kthehen në shtëpi
Ukraina dhe Rusia kanë shkëmbyer 90 robër lufte.
Ky është shkëmbimin më i madh midis dy palëve ndërluftuese në pothuajse pesë muaj', thanë zyrtarët sot 25 qershor, sipas The Straitstimes.
Moska dhe Kievi kanë kryer mbi 50 shkëmbime të burgosurish që kur Rusia pushtoi Ukrainën më shumë se dy vjet më parë, pavarësisht armiqësive të vazhdueshme dhe të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për prishje të bisedimeve.
“Sot, 90 të tjerë nga njerëzit tanë janë kthyer në shtëpi nga robëria ruse. Ne kujtojmë të gjithë njerëzit tanë në robërinë ruse. Ne vazhdojmë të punojmë për lirimin e secilit prej tyre”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në mediat sociale.
Nga ana tjretër, Rusia tha se 90 nga ushtarakët e saj "të cilët ishin në rrezik vdekjeprurës në robëri janë kthyer nga territori i kontrolluar nga regjimi i Kievit".
Ushtarët e liruar do të transportohen në Moskë "për trajtim dhe rehabilitim", tha ministria e saj e mbrojtjes, duke konfirmuar se kishte liruar 90 ushtarë ukrainas në këmbim.
Takimi i fundit mes dy palëve ndërluftuese ishte në fund të majit, kur u shkëmbyen 75 të burgosur nga secili vend, gjithashtu me ndërmjetësimin e Emirateve të Bashkuara Arabe.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?
-
Emigrimi
77.5%
-
Lindshmëria
18.1%
-
Vdekshmëria
4.4%
Vota total: 903
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zelensky: Po përgatisim 'planin' për t'i dhënë fund luftës me Rusinë
28 Qershor, 21:43
-
Sanksionet perëndimore kundër Rusisë, paralajmëron Medvedev: Arsye për shpallje lufte
27 Qershor, 22:35
-
Rusia e akuzon për spiunazh, gazetari amerikan në gjyq! Gershkovich i “Wall Street Journal” rrezikon 20 vite burg
26 Qershor, 17:28
-
Kërcënimi i Putin për dërgimin e armëve në Korenë e Veriut, SHBA: Një veprim i tillë mund të shkelë rezolutat e OKB-së
21 Qershor, 14:11
-
Kush është Kaja Kallas, gruaja që mund të zëvendësojë Borrellin
19 Qershor, 08:51
-
Enver Robelli: Para syve të botës në shërbim të Putinit
18 Qershor, 08:32
-
Euro 2024/ Rumania bën surprizën në Munich, 'shkërmoq' 3-0 Ukrainën në Grupin E
17 Qershor, 16:53
-
Lufta në Ukrainë/ Stoltenberg: NATO po diskuton vendosjen e më shumë armëve bërthamore! Putin shkarkon 4 zëvendësministra të Mbrojtjes, emëron kushërirën e tij
17 Qershor, 10:37
-
Rusia akuzohet se përdor urinë si armë lufte në Ukrainë! Bllokoi shpërndarjen e ndihmave humanitare
14 Qershor, 08:35
-
Zelensky në Gjermani për konferencën e rimëkëmbjes së Ukrainës, bisedime edhe me Olaf Scholz
11 Qershor, 10:11
-
Zëdhënësja e BE-së: Dezinformatat ruse mund të rrisin tensionet në Kosovë
9 Qershor, 13:20
-
Medvedev: Ukraina qeveriset nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO
9 Qershor, 09:53