Ukraina feston sot Ditën e Pavarësisë, ambasada e SHBA dhe BE-së: Jemi pranë jush në luftën kundër agresionit rus

Ukraina feston sot Ditën e Pavarësisë, ambasada e SHBA dhe BE-së: Jemi pranë jush në luftën kundër agresionit rus

Rruga Ukraina e Lirë në Tiranë

Ukraina, e cila prej më shumë se dy vitesh gjendet nën agresionin Rus, feston sot Ditën e Pavarësisë të shpallur në 1991 nga Bashkimi Sovjetik.

Ambasada e SHBA-së në vendin tonë, në një reagim në rrjetet sociale, thekson se edhe sot pas tre dekadave, Ukraina vijon të mbrojë sovranitetin e saj. Sipas zyrës diplomatike të SHBA, lufta e Ukrainës për liri dhe demokraci është shembull i fuqishëm për botën.

‘Në këtë ditë të vitit 1991, Ukraina shpalli pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik. Më shumë se tre dekada më vonë, Ukraina vazhdon të mbrojë sovranitetin e saj me guxim të pashoq. Lufta e tyre për liri dhe demokraci është një shembull i fuqishëm për botën. Ndërsa ata qëndrojnë në këmbë përballë fatkeqësive, ne qëndrojmë me ta në solidaritet dhe shpresë. Për nder të Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, e ngarkuara me punë e SHBA-së Nancy VanHorn iu bashkua me krenari të Ngarkuarit me Punë të Ukrainës dhe shefave të tjerë të misioneve në Shqipëri për të nderuar forcën, qëndrueshmërinë dhe shpirtin e palëkundur të Ukrainës.’- nënvizon ambasada e SHBA.

Nga ana tjetër edhe zyra e BE-së në Tiranë ka reaguar përmes një mesazhi për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës.

‘Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Ukrainë. BE dhe partnerët e saj janë pranë jush ndërsa luftoni kundër agresionit rus, për të mbrojtur sovranitetin tuaj dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar.’- shkruan ambasada e BE-së në Tiranë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:22
Veliaj takon ambasadorin Christopher Hill, diplomatin që hapi Ambasadën e SHBA në Tiranë në 1991: Mirënjohje për mikun e Shqipërisë, nisi epokën e ndryshimit

1724488010_erionveliaj.jpg

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është takuar këtë fundjavë me ambasadorin Christopher Hill, diplomatin amerikan që hapi ambasaden e SHBA në Tiranë, në pranverë të vitit 1991, dhe dha një kontribut të rendësishëm në rivendosjen dhe konsolidimin e miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve tona.

Veliaj ka ndarë një foto nga takimi me Hill dhe kujton se që nga koha kur ai erdhi si i dërguari i parë amerikan në Shqipëri, Tirana ka ndryshuar dhe është zhvilluar shumë.

“Kur Christopher Hill hapi Ambasadën e SHBA në Tiranë në vitin 1991, Tirana ishte kryeqyteti më i varfër dhe i izoluar i Europës.

Që atëherë, Tirana ka ndryshuar dhe është modernizuar, duke u shpallur Kryeqyteti Europian i Rinisë, Qyteti Europian i Sportit dhe në vitin 2025 do të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës!

Por, ajo çfarë nuk ka ndryshuar është mirënjohja e pafundme për miqtë e Shqipërisë, si Chris Hill dhe të tjerë, të cilët udhëhoqën erën e ndryshimeve pas komunizmit. U gëzova shumë që e takova këtë fundjavë dhe i urova punë të mbarë si Ambasador i SHBA në Serbi”, shkruan Veliaj.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën nga ketamina? Ish-partnerja e Matthew Perry: Gënjeshtër, ai kishte fobi gjilpërat

Humbi jetën nga ketamina? Ish-partnerja e Matthew Perry: Gënjeshtër, ai kishte fobi gjilpërat