UKRAINE- Pas 10 ditë armëpushim, atëherë kur situata dukej se kishte rënë në qetësi, rikthehen luftimet midis forcave qeveritare dhe rebelëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.
Përleshjet janë intensifikuar të dielën pranë aeroportit të Donetskut, ku një valë e madhe tymi është parë të dalë jashtë ndërtesave dhe zhurma e bombave dhe të shtënave të armëve u dëgjuan në të gjithë qytetin.
Marrëveshja e armëpushimit e arritur më 5 shtator, ka ulur ndjeshëm luftimet mes dy palëve, duke përjashtuar këtu disa konflikte me bazë ditore. Sipas banorëve, zonat e banuara janë bombarduar vazhdimisht nga disa predha. Mes zjarrit dhe vetëm pak kilometra larg qendrës së qytetit, bombardimet e vazhdueshme kanë ngjallur shumë frikë për jetën e banorëve përreth.
Luftimet midis forcave qeveritare të Ukrainës dhe rebelëve, të nisura që në mesin e muajit Prill kanë marrë rreth 3 mijë jetë dhe qindra të tjerë janë detyruar të largohen nga vendbanimet e tyre.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com