MOSKË, 7 tetor /ATSH-ANSA/ - Që nga fillimi i armëpushimit të brishtë, më 5 shtator, mes rebelëve separatistë dhe autoriteteve ukrainase, janë vrarë 56 ushtarë dhe 32 civilë, deklaroi Ministria e Jashtme ukrainase duke saktësuar se numri i të plagosurve ishte 316.
Ndërkohë, presidenti ukrainas, Petro Poroshenko dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel diskutuan dje në mbrëmje, gjatë një bisede telefonike, pikërisht shkeljet e vërejtura gjatë këtij armëpushimi në lindje të vendit.
"Mungesa e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në Minsk po kërcënon të gjithë planin e paqes", deklaruan Poroshenko dhe Merkel, sipas zyrës së shtypit të presidentit ukrainas.
"Poroshenko nënvizoi edhe një herë rëndësinë e monitorimit të kufirit ruso-ukrainas", po sipas kësaj zyre.
Gjermania po dërgon në Ukrainë autokolonën e parë prej 100 kamionësh me ndihma humanitare, me vlerë 10 milionë euro.
Bëhet fjalë për aparatura ngrohjeje, batanije, veshje dimërore, materiale ndërtimi, gjeneratorë dhe krevate./ a.jor.
/Shqiptarja.com