KIEV, 12 shtator /ATSH-AFP/ - Armëpushimi i arritur një javë më parë mes Kievit dhe separatistëve prorusë në Ukrainë nuk mjafton për të garantuar një paqe afatgjatë, vlerësoi sot presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, duke akuzuar Rusinë se ka një sjellje të papranueshme.
"Situata në Ukrainë është e brishtë. Armëpushimi me siguri është një hap pozitiv dhe duhet të respektohet. Por megjithatë është i pamjaftueshëm për të garantuar një paqe të gjatë", deklaroi Barroso gjatë një konference për shtyp në Kiev me presidentin ukrainas Petro Proshenko.
Barroso theskoi se "një zgjidhje politike duhet të bazohet mbi parimin e sovranitetit të Ukrainës".
Perëndimorët akuzuan Moskën se po armatos rebelët prorusë dhe se ka vendosur trupa në territoret lindore të Ukrainës, por Rusia ka përgënjeshtruar vazhdimisht çdolloj ndërhyrje në këtë ish-republikë sovietike./
/G.S/ a.jor.
/Shqiptarja.com