FMN-ja mund të jetë duke ribërë në Ukrainë të njëjtat gabime që ka bërë në Greqi kur institucioni u vonua me ristrukturimin e borxhit të vendit, paralajmëroi delegacioni brazilian i Fondit.

"A është FMN-ja duke mënjanuar dhe duke shtyjë papushim çështjen e ristrukturimit të borxhit? Eksperienca e Greqisë dhe e vendeve të tjera tregon se në ç'pikë është ky problem thelbësor", deklaroi Paulo Nogueira Batista përpara këshillit administrativ të FMN-së.

Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe partënerët e saj evropianë krijuan një plan të gjerë ndihme për Greqinë në vitin 2010 para se të rikrijonin një të ri dy vite më von duke sjellë ristrukturimin më të gjerë të borxhit publik në Histori.
Në fund të prillit, FMN-ja miratoi një kredi prej 17 miliardë dollarë për Ukrainën por përshkallëzimi i konfliktit me Rusin rrit frikën se ku plan ndihme nuk do të jetë i mjaftueshëm./ATSH/