KIEV - Komandanti i trupave të NATO-s në Evropë, dënoi militarizimin e Krimesë, gadishulli ukrainas i aneksuar një vit më parë nga Rusia që ka vendosur tashmë raketa me rreze që mbulojnë të gjithë zonë e Detit të Zi.
"Rusia ka vendosur atje sisteme shumë të sofistikuara (...) Ne kemi parë aty sisteme raketash tokë-ajër që mbulojnë 40 për qind të Detit të Zi. Ka raketa me rreze që mblojnë praktikisht të gjithë Detin e Zi", deklaroi gjenerali amerikan në një intervistë të publikuar dje në mbrëmje në televizionit ukrainas 1+1.
"Shikojmë që Krimeja është bërë një platformë projektimi ushtarak", shtoi ai.
Ky territor u aneksua në muajin mars pas tre javëve të pushtimit nga forcat ruse dhe pas një referendumi që nuk u njoh nga Kievi dhe komuniteti ndërkombëtar.
Aneksimi i Krimesë u pasua nga një konflikt i armatosur në lindje të Ukrainës mes separatistëce prorusë dhe ushtrisë ukrainase që ka shkaktuar më shumë se 6 000 të vdekur në 11 muaj./ATSH/