Një shpërthim bërthamor për shkak të një defekti teknik në një central ka rikther frikën e një tjetër katastrofe si ajo e Çernobilit.

Bëhet fjalë për një shpërthim në një central bërthamor në Zaporizhia, në juglindje të Ukrainës.

Aksidenti ndodhi pikërisht në momentin që kryeminsitri ukrainas Arseny Yatsenyuk po kritikonte ministrin e energjisë për problemet në furnizimin me energji elektrike.

Më vonë, ministri i energjisë në reagimin e tij bëri të ditur se nuk do të ketë probleme me reaktorët bërthamorë dhe se aktiviteti normal do të rifillojë në fundjavë. Ky stacion është më i madhi në Europë dhe arrin të furnizojë rreth 50% të energjisë elektike për Ukrainën.

Aktualisht, sektori bërthamor pritet të mbajë mbi supe pjesën më të madhe të furnizimit me energji për shkak të pezullimit të dërgesave të gazit rus.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)