KIEV - Të paktën 12 persona, ku nëntë ushtarë ukrainas, u vranë në luftimet me separatistët prorusë gjat 24 orëve të fundit, ky është bilanci më i përgjakshëm në lindje të Ukrainës që prej vendosjes së paqes në fillim të shtatorit, njoftuan sot autoritetet.
"Nëntë ushtarë u vranë dhe 27 u plagosën gjatë 24 orëve të fundit", deklaroi zëdhënësi ushtarak, Andri Lyssenko, gjatë një konference për shtyp në Kiev.
"Dje, rebelët u përpoqën sërisht të marrin aeroportin e Donetskut. Njëri nga autoblindet tona u prek, trupat tona pësuan disa humbje", shtoi Lyssenko.
Më parë bashkia e Donetskut kishte shpallur vdekjen e tre civilëve dhe plagosjen e pesë të tjerëve në këtë bastion të rebelëve prorus, pavarësisht "heshtjes totale" të armëve të dekretuar mes ushtarakëve ukrainas dhe separatistëve.
Që prej vendosjes së armëpushimit, luftimet janë pakësuar në rajonet separatiste të donetskut dhe Luganskut, ndonëse shkeljet e vazhdueshme të marrëvehsjes kanë sjellur vdekjen e të paktën 56 ushtarakëve dhe civilëve. Më shumë se 3 200 persona kanë vdekur në pesë muaj konflikt në Ukrainë./ATSH/